Premte, 2024-03-29, 4:02 PM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Forumi Shkencor » Gjuha shqipe » Thënie për gjuhën
Thënie për gjuhën
adminPublikuar: 2010-07-01, 10:38 PM, Ejnte| Postimi nr: 1
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Thënie për gjuhën:

"Shenjat e civilizimit të një populli janë:
1. si kujdeset ai për drunjtë e tij,
2. si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
3. si sillet ai me gjuhën e tij.
Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti" (Erwin Chargaff)

"Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet" (Filip Shiroka)

"Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet" (Heidegger)

"Gjuha është tepër e rëndësishme për t"ua lënë vetëm gjuhëtarëve" (Heidegger )

"Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar" (Holger Pedersen)

"Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij" (Eqrem Çabej)

"Shenjat e civilizimit të një populli janë:
1. si kujdeset ai për drunjtë e tij,
2. si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
3. si sillet ai me gjuhën e tij.
Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti" (Erwin Chargaff)

"Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe" (Mit"hat Frashëri)

"Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen" (N. Frashëri)

"Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe" (I. Kadare)

"Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe" (Gj. Fishta)

"Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar" (E. Çabej)

"Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia" (N. Jokl)

"Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar" (Gj. Shkurtaj)

"Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës" (S. Frashëri)

"Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s"do ta marrë vesh qeni të zonë" (N. Bulka)

"Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë" (Volter)

"Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet" (Një mendimtar i lashtë)

"Gjuha e keqe sjell shumë të këqija" (Latine)

"Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture" (E. Çabej)

 
Forum » Forumi Shkencor » Gjuha shqipe » Thënie për gjuhën
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024