Sytë e tu
Ritmi i fjalëve të tua më shoqëron
dhe nuk më lë kurrë vetëm.
Zëri yt më përkund, më bën të ndjehem
më e lumtura femër në botë.
Sytë e tu më përqafojnë rrëmbyeshëm
Me krahët e tyre renqethës.
Përqafimi i syve të tu - më i ëmbli
Mbushur nënqeshje dhe lotë.
Jeta ime pa ty nuk ka sens,
E jotja pa mua nuk njeh asnjë lloj kuptimi….
Në botën dhe jetën e egër
Veç së bashku ndjehemi një.
Së bashku të dyve s’ka ç’na bën
Furtuna, stuhia, gjëmimi….
Veç me ty unë gjej lumturinë
Me ty kam sy, kam jetë, dritë dhe zë.
Tek ty dashuria nuk është një brishtësi
Ku të nesërmes asgjë nuk i dihet.
Me ty çdo gjë është si Dielli,
Që çdo ditë është me mua këtu
Nëse shuhet gjithë jeta dhe bota
Nëse gjithësia nga faqja e dheut fshihet
Vetëm në atë rast pranë meje
nuk do ndriçojnë sytë e tu…!