Main » 2010 » Korrik » 1 » Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz
10:38 PM Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz |
TIRANE – Dy pedagogë, një nënoficer i ushtrisë, një i punonjës i Universitetit Bujqësor të Kamzës dhe një person tjetër i dyshuar si sekser, janë të arrestuarit e sotëm për korrupsionin me provimet në Universitetin shtetëror në Kamëz. Në një deklaratë zyrtare, policia e Tiranës tha se strukturat e Seksionit Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar "Provimi i Suksesshëm 1”, me 6 persona të implikuar, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar masën e sigurisë si më poshtë : - Astrit Xhavid Frakulla, 59 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, Profesor pranë Universitietit Buqësor Kamëz, ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest Shtëpie”, për veprën penale "Shpërdorimit të detyrës”, - Vasil Spiro Kashuta, 50 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë profesion Profesor pranë Universitietit Buqësor Kamëz, ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest Shtëpie”, për veprën penale "Shpërdorimit të detyrës”, - Fatmir Hamit Cuni, 39 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë nën oficer pranë Repartit Ushtarak 4304, ndaj tij, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest ne burg”, për veprën penale të "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal. - Kujtim Ferit Balla, 50 – vjec, banues në Tiranë, i punësuar në Universitetin Buqësor Kamëz Tiranë, ndaj tij, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest ne burg”, për veprën penale të "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal. - Pishtar Halil Elezaj, 22 vjec, lindur në Bajram Curri e banues në Tiranë, student pranë Universitietit Buqësor Kamëz, ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurë "Detyrim për paraqitje”, për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal. - Dritan Zef Dodaj, 26 vjec, lindur në Mirditë e banues në Tiranë, i është komunikuar akuza dhe do të ndiqet në hetim të lirë, për veprën penale të Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia njoftoi se këta persona, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjerin në periudha të ndryshme kohore, kanë shpërdoruar detyrën dhe ushtruar ndikim të të palishgjësh ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, duke u marrë ryshfeti shumën prej 250 000 lekësh për provim, të strudentëve mbëtës, të cilët studionin pranë Universitietit Buqësor Kamëz. "Në sajë të një hetimit intesiv 9 mujor të seksionit të luftës kundër Korrupsionit, në Drejtorinë e Policisë së Qatkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit Nr. 2528 të vitit 2009, duke aplikuar të gjitha metodat speciale të hetimit, u bë e mundur aktiviteti kriminal i të gjithë perosnave të hetuar”, sqaron policia. (Lajmifundit)
|
Views: 2411 |
Added by: admin
| Rating: 0.0/0 |
|