 |
 |
Main » 2010 » Qeshor » 28 » Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt
5:31 PM Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt |
ATHINE- E përditshmja angleze "Guardian” zbardh planin e Greqisë për të shlyer borxhet e për të dalë nga kriza. Sipas asaj që shkruhet në artikullin kushtuar Greqisë, shteti helen ka vendosur të nxjerrë në shitje disa nga ishujt e saj më të bukur në mënyrë që të shlyejë borxhet e mëdha ndaj Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
E përditshmja britanike nënvizon se në planin e shitjes është edhe një pjesë e konsiderueshme e ishullit Mykonos, i cili është një ndër destinacionit kryesore të turistëve të huaj dhe vendas.
Territori i cili është në pronësi të shtetit duket se do ti jepet për shfrytëzim një manjati të huaj që ka planifikuar ndërtimin e një resorti turistik mahnitës. Territore të tjera që do të nxirren në shitje gjenden në ishullin e Rodit. Sipas gazetës angleze, edhe Roman Abramovich, pronari i skudrës së Chelsit, është i interesuar për të blerë njërin nga ishujt grekë.
Greqia ka në tërësi 6000 ishuj, pjesa më e madhe e të cilave janë shumë të vegjël dhe të pabanuar nga njerëzit. Ndërkohë vetëm 227 ishuj shfrytëzohen për turizëm dhe janë territore të banuara.
Sipas "Guardian” disa ishuj kushtojnë vetëm 2 milionë euro, aq sa kushton një shtëpi në lagjet e qytetit të Londrës. (e.n/guardian/BalkanWeb)
|
Views: 2569 |
Added by: admin
| Rating: 0.0/0 |
|
|
Identifikohu |
|
 |
Naviguesi i Faqes |
|
 |
Sondazh |
|
 |
Statistikat |
Aktualisht ne linje: 1 Vizitore: 1 Antar: 0 |
 |
Foto Albumi |
|
 |
Kërko |
|
 |
Kalendari |
|
 |
Arkiv |
|
 |
News |
|
 |
|
|