Marte, 2024-10-15, 5:26 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Lufta e Pare Boterore
JunaPublikuar: 2010-06-24, 7:48 PM, Ejnte| Postimi nr: 1
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e mbi nëntë milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë.

Lufta e I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të tronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga kombëtaristi serbo-boshnjak Gavril Princip me 28 qershor 1914.

Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 4 gusht 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pamvarësinë.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Shkaqet

1.Rivaliteti mes shteteve per te vendosur hegjemonine e tyre ne kolonite me te largeta
2.Politika agresive qe ndiqnin shtetet ndaj njeri-tjetrit dhe gara e shfrenuar e armatimeve
3.Konflitet mes shteteve per pabarazine ekonomike dhe lindja e ndjenjes se nacionalizmit

Shperthimi i Luftes

Shkaqet e luftës së pare Botërore ishin të shumëllojshme.Britania e Madhe dhe Franca humbën parësin ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA , Gjermani dhe Japonia.Ky ekulibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona per ndikim, ndarja e re koloniale, dëshira për sigurim të tregjeve të reja dhe lëndë të parë- e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme.Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë,Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe të luftarako-politike ANTANTEN dhe FORCAT QENDRORE

Pasojat

Pasojat me te madha gjate lutes se 1 boterore ishin shkaterimet dhe demet qe u bene, si psh. vdekja e njerzve, shkaterrimi i shtepive, i fabrikave, i shkollave, i urave etj. Pasojat qe solli Lufta I Boterore ishin te shumta. 1.Ne fushen politike:Solli ndryshimin e kufinjve dhe lindjen e shteteve te reja 2.Ne fushen sociale:Mbi 8.5 milion njerez u vrane. 3.Ne fushen ekonomike:a)Shpenzimet e shumta ne fushen ushtarake sollen rrenimin ekonomik te Britanise se Madhe dhe te Gjermanise b)Tokat me bujqesore te Frances dhe te Belgjikes mbeten djerre ose u shkaterruan c)U rrit niveli i papunesise sepse moshat e reja dhe ata qe ishin te afte te punonin kishin marre pjese ne lufte dhe ishin vrare ose ishin gjymtuar

Ngaterrese ndermjet fuqive qendrore

Strategjia e Fuqive Qëndrore vuajti nga pamundësia për komunikim. Gjermania kishte pranuar të mbështeste pushtimin austro-hungarez nga Serbia, por interpretimi i kuptimit të saj ndryshonte. Liderët e Austro- Hungarezëve besonin se Gjermania do të mbulonte anën veriore kundra Rusisë. Sidoqoftë, Gjermania parashikoi drejtimin austro-hungarez drejt shumicës së trupave të tij kundër Rusisë, në kohen që Gjermania luftonte me Francën. Ky ngatërrim detyroi ushtrinë austro-hungareze te shpërndante forcat e saj ndërmjet Rusisë dhe Serbisë. Në 9 Shtator, 1914 programi I shtatorit,një plan I cili detajoi dëshirat specifike të Gjermanisë për luftë dhe kushtet që Gjermania vuri për t’u ndaj Fuqive Aleate, u përjashtua nga kancelari gjerman Theobald von Bethmann Hollweg.

Krimet e luftes

Gjenocidi armen
Masakra e Belgjikës

Në Belgjikë, trupat gjermane, nga frika e ushtarëve guerile të Francës dhe Belgjikës, masakruan banorët e qytetit të Andenne (211 të vdekur), Tamines (384 të vdekur), dhe Dinat (612 të vdekur). Në 25 gusht 1914, gjermanët i vunë zjarrin qytetit Leuven, dogjën librarinë me afërsisht 230,000 libra, vranë 209 civile dhe detyruan 42,000 të evakuoeshin. Këto veprime sollën dënim në mbarë botën.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024