Premte, 2024-03-29, 6:46 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Forumi Letrar » Letërsi e Huaj » Paul Celan
Paul Celan
adminPublikuar: 2010-07-31, 11:00 PM, Shtune| Postimi nr: 1
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Paul Celan

Paul Celan është padyshim poeti më i madh i gjuhës gjermane në shekullin e XX-të. Lindur në Rumani, prindër të zhdukur në kampet e përqëndrimit të Luftës së Dytë botërore, Celan ishte gjithmonë i përndjekur nga pakuptimi i kësaj tragjedie, si dhe nga një pyetje torturuese : si mund të shkruhet poezi në gjermanisht nga një poet çifut pas Auschwitzit ? Një dhimbje e vërtetë.

Poezia e tij Todesfuge - Fugë e vdekjes (1945) është një nga poezitë më tronditëse që shpreh më së miri pështjellimin e brendshëm celanian.
Vret veten duke u hedhur në lumin e Seine, në Paris, natën duke u gdhirë 20 prill 1970

Përkthimi më poshtë është bërë prej meje nga frëngjishtja.

Fugë e vdekjes

Qumështin e zi të agimit ne e pijmë në mbrëmje
ne e pijmë në mesditë dhe mëngjes ne e pijmë natën
ne pijmë dhe pijmë
ne gërmojmë një varr në ajër nuk jemi të shtrirë ngushtë atje
Një njeri banon në shtëpi ai luan me gjarpërinjtë ai shkruan
ai shkruan kur vjen muzgu i errët në Gjermani flokët e tu të artë Margaretë
ai shkruan këtë dhe del tek dera dhe yjet rrënqethen ai u vërshëllen qenve të tij
ai vërshëllen të thërrasë Çifutët e tij dhe bën të hapet një varr në tokë
ai urdhëron luani dhe që të kërcejmë

Qumësht të zi të agimit ne të pijmë natën
ne të pijmë në mesditë dhe mëngjes ne të pijmë në mbrëmje
ne pijmë dhe pijmë
Një njeri banon në shtëpi ai luan me gjarpërinjtë ai shkruan
ai shkruan kur vjen muzgu i errët në Gjermani flokët e tu të artë Margaretë
Flokët e tu të hirtë Sulamith ne gërmojmë
një varr në ajër nuk jemi të shtrirë ngushtë atje

Ai bërtet gërmoni Tokën më thellë ju aty dhe ju të tjerët këndoni dhe luani
nga brezi i tij ai nxjerr hekurin e vringëllon sytë e tij janë blu
më thellë kazmat në tokë ju aty dhe ju të tjerët luani luani për që të kërcejmë

Qumësht të zi të agimit ne të pijmë natën
ne të pijmë në mesditë dhe mëngjes ne të pijmë në mbrëmje
ne pijmë dhe pijmë
një njeri banon në shtëpi flokët e tu të artë Margaretë
flokët e tu të hirtë Sulamith ai luan me gjarpërinjtë

Ai bërtet luani ngadalë vdekja vdekja është një zot i ardhur nga Gjermania
ai bërtet zbusni tingujt e violinave
atëherë ju ngjituni në tym lart në ajër
atëherë ju keni një varr në re ku nuk jemi ngushtë

Qumësht të zi të agimit ne të pijmë natën
ne të pijmë në mesdit vdekja është një zot i ardhur nga Gjermania
ne të pijmë në mbrëmje dhe mëngjes ne pijmë dhe pijmë
vdekja është një zot i ardhur nga Gjermania syri i saj është blu
ajo të godet me një plumb ku duhet ajo të godet
një njeri banon në shtëpi flokët e tu të artë Margaretë
ai ndërsen drejt nesh qentë e tij na ofron një varr në ajër
ai luan me gjarpërinjtë dhe ai ëndërron vdekja është një zot i ardhur nga Gjermania

flokët e tu të artë Margaretë
flokët e tu të hirtë Sulamith

 
Forum » Forumi Letrar » Letërsi e Huaj » Paul Celan
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024