Fatos Arapi
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 9:54 AM, Shtune| Postimi nr: 1 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori-Fil. të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi "Kurorën e artë" në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim. Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç shihet, poeti i thur ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet. Atdheu Atdheu është dhimbje-është dhimbje një prill i pikëlluar që s’ndrit. Atdheu është kryqi-është kryqi e mban dhe të mban ty në shpirt. Atdheu është toka e premtuar, shkel si një zot dhe s’e ke ndër këmbë, Atdheu s’ka fjalë. Ka sy të trishtuar, vdes dashuria në dashuri që të çmend. Atdheu është buka e uritur, të ikën nga duart dhe dot nuk e ngop, ëndërr, ankth, shpresë e sfilitur, me sytë n’ errësirë vetveten kërkon. Atdheu është krah i hapur, është krah, një jetë drejt tij shkon me besë që bind, në një pikë lot mbyt lotin fatvrarë, një pikë loti lirinë e lind. Atdheu ynë i vogli-i vogli, ai hyjnori, i pavdekshmi...
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 9:55 AM, Shtune| Postimi nr: 2 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| COPRIFUOCO Hapat e patrullés godasin né trupin e metalté té natés. Gjer né toké kérrusen e rrasen shtépité pérdhese. Mendimet lévrijné né kokat e njerézve dhe thérrrmohet pastaj péshpérima nga buzét e varura rreth vatrés. Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur. Si njé xhandar i egér qéndron para dyerve té shtépisé. Pyet veten: "Pérse té hapura" dhe si pérgjigje tund kokén, helmetén. dhe si kércénirn i metalté patrullon errésirén. dyert rnbeten té hapura: rnund té hyjé ndér to liria ilegale e Shqipérisé.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 9:55 AM, Shtune| Postimi nr: 3 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| ELEGJI PER BABANE Ti nuk je mé. As do té na shohésh, as do té shohim,baba, mé kurré. Ti nuk je mé.. Emrin ténd e mori ky gur, Vdekja - si vdekje , gjithmoné e dhimbshme, gjithmoné e verdhé... Me njé kordhele tufa kujtimesh né zemér na lidh. Tufa kujtimesh edhe elegjish. Jam i trishtuar dhe mé mori malli. Dhe mbi trishtime e mall duke ecur, ngjita rrugén e ngushté té fshatit. Shtyva derén e varrezés sé vogél dhe t'erdha te varri... C'fjalé té pathéna do té mé fiasésh? C'fjalé té reja déshiron té dégjosh? Prej kétij varri tani, baba, c'do té mé japésh? Até dité té thaté janari: pérpara teje Halil Alija e mercenari. Prapa shtépia né zjarr e flaké Duart e tua né pranga, plak i ngarté? Erdha té marr cfaré perket prei kétij varri. Kujtime té dhimbshme. Vuajtje krenare. Ti mos mé thuaj: "Biro... iané té trishtuara". Baba i gjoré! Uné, pa ato, do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar. Dhe kur té vdes s'dua asgjé vec njé varr té thieshté. Atje né bregdet, ku népér net bisedojné yjet me qiparisat. Dhe fjalé té kaltra flet e shpréndan deti matané. Fjalét qé i njohim, qé i kuptojme, uné me babané...
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 9:56 AM, Shtune| Postimi nr: 4 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| DETI I vogél, me pantalona té, shkurtra, me kémbé té zbathura e njé kémishé humaije,qé e qepte veté gjyshja... Ashtu darké pér darké dilja né breg. Ndér gíshtérinjté e kémbés sé ftohté mé rridhte rera. Uné prisja me oré té téra, gjersa pérnjéherésh, tutje népér fushat e gjéra te nates ngríheshin kope té cuditshme, té panumerta kuajsh té bardhé. Népér hapésirat e pafundme suleshin aradhé - aradhé. Turfullonin. Binin me kémbé té thyera, rrokulliseshin duke gulcuar népér té zezat humnera. Mbi ta fiuturonin té tjere. Jelet e hakérruara dallgé - dallgé fushén e diellit fshihnin. Hingéllima té frikshme para tyre bridhnin. Ata vinin, afroheshin drejt meje. Gjokset e médhenj e té bardhé kreshpéronin pérpjeté; kémbét e para rrihnin né eré... Syté u flakéronin. Njé cast... dhe nén thundrat e tyre do té mé copétonin. Kur ja me poteré si njé gjérnim i madhérishém pérplaseshin te kémbét e mia. Nga flegrat gjigante miliarda grimcéza té krístalta shfrynin pér té fundit heré. Té tjeré hingéllinin népér fushén e gjeré té natés. Me gézim e friké, oré té téra uné, shihja kuajt bardhé té suleshin népér furtuné. Thyenin kémbét, rrokulliseshin, qé té vinin sa mé paré tek uné shkelnin, fluturonin njéri mbi tjetrin... Dhe tani, kudo qé jam, ashtu fantastik e i madhérishém, mé ndjek pas deti...
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 9:57 AM, Shtune| Postimi nr: 5 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| CAST BUZE DETIT Dhe vargjet erdhén me ritme té kaltra. Ndér degé té tyre figurat e gjelbra celin, - si gjethet népér portokalle. Ndér degza vargjesh féshférijne figurat. Si mbrémjes Jonit, fletézat e ullinjve. E mbusha gojé, me eréra té Jonit, ndiej népér dhémbé kokrrizat e jodit. Shoh se si thyhen nìirazhet mes gurésh... Dhe jam i téri grimca dritash e ngjyrash.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 9:58 AM, Shtune| Postimi nr: 6 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| E Paëndërrta Ime Më duhet një gjysëm ëndrre, E paëndërrta ime. Vë kokën në gjoksin tënd E tani përplasem Te kokë e një tjetri. Më duhet një gjysëm ëndrre. Shigjetat e orës së dorës Tutje i shtyjnë kalimtarët, në ditë të rrëpirta tiranase. Shpirtra jo shpirtra që shkojnë... Bri meje dikush flet me vete. pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij. Dikush, prej zhgënjirni të egër, mbërthen kryqe të reja. I hedh një gjysëm leku Dhe blej kryqin tim. Tani që ta ngre Më duhet një gjysëm ëndrre, E paëndërrta ime.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 9:58 AM, Shtune| Postimi nr: 7 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| MARGARITE MOJ (fragmente) - Per heronjte e Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani - Margarité, moj. Motra ime, rnoj. Shoqja ime, moj. Makina gjarpéron, Dy llambat e ndezura né turinjté e saj, porsi syté e ujkut natén po e presin. Bri teje Kristaqi té shikon dhe hesht. Ti e sheh véllané edhe i buzéqesh. Margarité trime. shoqedhembshura ime. Buzéqesh me vdekjen, moj, Margarité e zezé. Népér natén cube ca té shténa raílé. Rané njéri bri tietrit. motra me véllané. Margarité, moj! Me dy syté e zezé. Ne mbledhjet e fshehta cicéroje érnbél. E flisje pér éndérra ti, qé vet ishe éndérr; e flisje pér shpres qé vet ishe shpresé. Shoqia ime, moj, me dy sy si nata té médhenj. té zez Me bukuriné toné té virgjer, te virgjer vdekjen po ushqejmé. Se kjo toké ka ftohté, mardhi e ka ngriré. Dhe ne biem rnbi te, porsi bllaca zjarri futerni nén dhe porsi rrénjé éndérrash, qé té vijé pranvera, qé té vijé behari, toka pérrnbi ne e balta té shkrijé, éndérrat té shpérthejné, si shpérthen bari. Dashuria joné. me dy sy si nata cuditérisht té zez. nga plumbat armike preré mes pér mes. Dashuri e lindur, dashuri e rritur nen qiejt e thyer té varférisé shqiptare. Dashuri tragjike pér botén e madhe. Margarité, moj. Motra ime, moj. Shoqja irne, rnoj.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 10:00 AM, Shtune| Postimi nr: 8 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| Nuk Mbyllen Dot S'kam fuqi më as të trishtohem Jemi anije pa spirancë Mes erërave të egra të kundërta. Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin Më jepni ju një copë ironie, Se nuk e gjej dot në veten time,- Një copëz ironie Sa gjysmëz e krahut të zogut,- Të mbrohem nga shirat e verdhë Të predikimeve të apostujve të lajthitur. Të gjithë na kanë faj dhe askush: Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë Tani gjithë dritaret e shpirtit Janë hapur, bymyer e kalbur Nga shirat e lotëve,- Dhe s'mbyllen më dot. Mund të hyjë kush të dojë.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 10:01 AM, Shtune| Postimi nr: 9 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| Si s'të Desha pak më Shumë Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s'ia fal dot vetes: S'i s'e desha pak më shumë... Pak më shumë ku shpirti thyhet, T'i them ndarjes: - Prit, ca pak... Të gënjejmë mallin që s'shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis "ca pak" tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: "Si s'të desha pak më tepër...".
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 10:01 AM, Shtune| Postimi nr: 10 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| Gloria Victis (Lavdi Humbësve) Sepse jemi ne humbësit e mëdhenj. Artin e shkëlqyer të humbjes Ne e kemi ngritur në fat. Sepse ne, vetëm ne, dimë të gabojmë. Ne gabojmë në miqësi, dhe humbasim. Ne gabojmë në dashuri, dhe humbasim. Ne gabojmë në shpresat tona, dhe humbasim Zaret e bardhë të fateve tona Ne i hedhim para - dhe vazhdojmë T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin. Të gjithë na kanë faj dhe askush. Të tjerët vetëm fitojnë, Ndërsa ne jemi populli humbës I humbjeve të mëdha. Zemra jonë Eshtë një mollë e artë dhimbjeje. Nuk duam të njohim pushtetin e errët të smirës, Dhe gabojmë, nuk e njohim Lakminë akrep të pushtetit, dhe gabojmë. Sepse ne-vetëm ne! Dimë të gabojmë. Këmbët tona të zbathura janë ato gjethe vjeshte Që bien dhe ecin në rrugë; shpirti ynë Eshtë prej lënde të brymtë trishtimi, Të gjithë mund ta vrasin. Të tjerët jo, ata janë fitonjës të përjetshëm, Ata s'humbasin kurrë, sepse Kurrë nuk gabojnë. Ndërsa ne gabojmë - ashtu siç dimë vetëm ne! Artin e shkëlqyer të humbjes Ne e kemi ngritur në fat. Dhe i kemi kthyer krahët lavdisë fitonjëse. Ne njohim vetëm lavdinë e popullit Të humbjeve të mëdha. Sepse ne - po vetëm ne!- Jemi të vërtetë.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 10:01 AM, Shtune| Postimi nr: 11 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| Alarme të Përgjakura (kënga e parë) Mbi rrogozin prej kashte, Ku netëve fle, Shtrova Dashurinë time... Po prap, brinjët t'i vret toka, plisi, E prap i fortë është te koka Trungu prej lisi. Hej, vend! Plot diell e pa dritë! Pagan dhe fron për perënditë! Jetojmë nër male të lartë, Ku qlellln me dorë mund të zëmë Dhe prapë: Në ç'humnera kemi rënë! Hej, vend! Që ngjyrat e Jonit, Erërat e portokallit me lule Mbyll Në një vorbë fasule. Dhe ndihesh I pasur në varfërinë tënde I lirë në robërinë tënde... Hej, vend, Që prej dhimbjes po më bën të çmendem.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 10:02 AM, Shtune| Postimi nr: 12 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| Nje grusht dhe mbi varr Te gjithe po hedhin nga nje grusht dhe. Po une mbi te hedh: dy-tri copera qielli, dy-tri kenge labe dhe sterkala gjoli, kur perplaset vala neper rrenje ulliri. Keto donte shume babai im, i gjori, Babai im, i miri.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 10:02 AM, Shtune| Postimi nr: 13 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| 28 Korrik 1451 ...Kte dite si Rozafen muroseni themelit ne keshtjelle Dhe vetem gjirin ia lini pak jashte, gjaku i Muzakes te rrjedhe. Do vijne dite te tjera aty te pine paprere. Do te jene ato dite--Vajkal, Albulene do te jene...
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 10:03 AM, Shtune| Postimi nr: 14 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| Jeta Jeta eshte stacion ndarjesh e takimesh. Jemi perhere udhetare dhe nder duar, bagazh te pandare, nje valixhe te vogel perpjekjesh, sulmesh, kujtimesh.
|
|
| |
Juna | Publikuar: 2010-06-26, 10:03 AM, Shtune| Postimi nr: 15 |
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
| Lamtumire Lamtumire. Marr me vete djegie perendimesh neper muzgje te qeta, silueta qiparisash neper sfonde te murme ullinjsh. Dhe blloqet e hijeve te Cikes, qe perkunden netve mbi kostelacione yjesh Jonit perposht. Lamtumire. Kudo qe shkoj jam nje copez peizazhi nga vendi im.
|
|
| |
|