Premte, 2024-03-29, 8:50 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Forumi Shkencor » Gjeografi » Historia e Gjeografisë
Historia e Gjeografisë
adminPublikuar: 2010-07-01, 7:08 PM, Ejnte| Postimi nr: 1
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Historia e Gjeografisë

Kontribues në lëmin e Gjeografisë

Gjeografia padyshim është një ndër shkencat më të vjetra.
Që në parahistori njerëzit kanë tentuar të sqarojnë zhvillimin e proceseve në natyrës, mandej t’i njohin renditjet kronologjike edhe pse shkenca në një mënyrë ka qenë e pranishme në pjesën më të madhe të civilizimeve të lashta. Shkrime më të shumta për natyrën si tërësi i hasim te filozofët antikë. Për gjeografinë rezultate të rëndësishme nga ajo kohë ka dhënë Aristoteli - për mozaikun e sipërfaqes së tokës dhe brezat e nxehtësisë dhe Erastoteni - mbi madhësinë dhe dimensionet e Tokës. Erastoteni në shekullin e III p.e.s. i pari e përdori termin gjeografi. Mjaft rendesi mori vepra e Klaud Ptolemeut "Syntaksis" qe u be ligj per boten shkencore deri ne kohen e Kopernikut.Ai paraqiste ne te shtrirjen e botes se njohur deri ne ate kohe,te percaktuara mbi bazen e koordinatave gjeografike,pozicionin e qyteteve dhe te grykederdhjeve lumore (madje dhe te vendit tone Shqiperise)
Në mesjetë vjen deri te stagnimi i shkencave në përgjithësi duke përfshirë edhe gjeografinë. Shkencat e atëhershme janë zhvilluar gjithashtu edhe në kuadër te civilizimit islam. Gjeografët më të dalluar të kësaj kohe janë Al-Biruni dhe Al-Idrisi. Gjate kesaj periudhe shkenca e gjeografise ne pergjithesi, nuk avancoi,madje disa arritje te antikitetit ,si pershembull,koncepti mbi rrumbullakesine e Tokes, formimin e maleve etj.,nuk shpjegoheshin me dukurite natyrore ,por me ato fetare.Po keshtu dhe dyndjet e fiseve barbare,krahas shkaterimeve te shumta penguan mjaft edhe zhvillimin e metejshem te arritjeve te antikitetit.Gjate kesaj periudhe per tu permendur jane zbulimi i ishujve veriore te Oqeanit Atlantik dhe te kontinentit te Amerikes Veriore ne vitin 1000 nga vikinget,udhetimet ne Azi te Plan Karpinit,Ribruhut,te Marco Polos,njohurite gjeografike te arabeve etj.
Zhvillim të dukshëm të gjeografisë në perëndim i dhanë zbulimet gjeografike duke iu falëminderuar detarëve si Kristofor Kolombi, Vasko de Gama, Fernando Mangelani etj.
Zhvillimi i shpejt i astronmisë dhe mekanikës qiellore në shekullit e XVI dhe XVII, paraqesin bazën e mendimit të lëvizjes së trupave qiellorë dhe rrjedhojat e lëvizjes së tyre për Tokën. Fillimi i zhvillimit të gjeografisë si shkencë i përshkruhet gjeografit holandez Bernard Varenijusit, i cili e ka shkruar vepren me titull "Gjeografia e përgjithshme". Edhe pse zbulimet e rëndësishme teknike të cilat ndikuan në zhvillimin e gjeografisë në shekullit XVII dhe XVIII, ajo mbetet kryesisht shkencë deskriptive deri në paraqitjen e hulumtuesit të madh të gjeografisë me prejardhje gjermane Aleksander Humbollit i cili në fillim të shekekullit XIX i vë themelet e gjeografisë moderne. Pas tij mjaft i rëndësishëm është edhe Karl Rihter i cili ka qenë nën ndikimin e madh të filozofit Imanuel Kantit. Kontribut të rëndësishëm gjat kësaj kohe kanë dhënë në ShBA V.M Denis - teoria e e zhvillimit të relievit si cikël gjeografik dhe Vlladimir Dokuqajev në Rusi.
Gjatë shekullit XIX themelohen katedrat e gjeografisë nëpër universitetet evropiane.

 
Forum » Forumi Shkencor » Gjeografi » Historia e Gjeografisë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024