Premte, 2024-04-19, 8:14 PM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Forumi Shkencor » Mjekësia » Morthi i kembeve
Morthi i kembeve
JunaPublikuar: 2010-08-01, 8:55 AM, Diele| Postimi nr: 1
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Morthi i këmbëve

Rastet më të shpeshta të infeksioneve mykotike shfaqen në këmbë në disa lloje dhe secili prej tyre karakterizohet me simptoma të veçanta.

Sipas shkallës së dëmtimit të lëkurës dermofitet ndahen në lukoza sipërfaqësore, që dëmtojnë vetëm flokët ose lëkurën, dhe ato që dëmtojnë në të njëjtën kohë lëkurën, flokët dhe thonjtë. Dëmtimi tjetër është ai i lukozës së thellë, që është rast më i vështirë i sëmundjes. Rastet më të shpeshta të infeksioneve mykotike shfaqen në këmbë në disa lloje dhe secili prej tyre karakterizohet me simptoma të veçanta.

Epidermofitia është infeksioni i këmbëve dhe gishtave nga dermotifitet. Epidermofitja e këmbëve favorizohet nga djersitja, kushtet higjienike jo të mira. Ndikojnë, gjithashtu, këpucët e ngushta dëmtimet e lëkurës, infeksionet bakteriale. Më të prekurit në këtë rast janë meshkujt, pasi i mbajnë veshur këpucët për një kohë më të gjatë.

Kjo sëmundje mund të shfaqet në disa forma, siç është ajo intertriginoze. Hapësira midis gishtërinjve është e acaruar, e plasaritur, e skuqur dhe me rrjepje të vogla. I sëmuri ka djegie, kruarje dhe dhimbje të zonës së dëmtuar. Një tjetër formë është edhe ajo dihidratike.

Në lëkurën e këmbëve vihen re flluska me ujë më vonë mund të palëzohen dhe sjellin dhimbje. Sëmundja mund të shfaqet me forma hiperatotike. Në lëkurën e këmbëve dhe të gishtave duken shtresa të trasha, lëkura bëhet e fortë me plasaritje dhe dhimbje. Shumë shpesh shihet te gratë forma deskuamative. Dhe forma e fundit është ajo që shfaqet me rrjepje të lëkurës, që hiqen fare lehte dhe s’ka ankesa të shumta.

 
Forum » Forumi Shkencor » Mjekësia » Morthi i kembeve
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024