Premte, 2024-03-29, 3:28 PM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Main » 2010 » Korrik » 9 » PE voton pro Shqiperise, per integrimin dhe vizat
7:08 PM
PE voton pro Shqiperise, per integrimin dhe vizat
Parlamenti Evropian mbeshtet integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave. Me 567 vota pro, 47 kunder dhe 19 abstenime, eurodeputetet votuan dje rezoluten per Shqiperine, duke bere te qarte ne te qendrimin e tyre, qe hetimi i zgjedhjeve te behet ne perputhje te Kushtetutes dhe jo hapjes se kutive te votimit. Si dhe mos pengimin e Shqiperise drejt aspirates evropiane. "Parlamenti shpreh shpresen qe qeveria shqiptare dhe opozita e kupton sic duhet se kapercimi i situates konfliktuale eshte kyc per progresin e aspiratat evropiane te Shqiperise. Pershendesim, konkluzionet e Ministrave te Jashtem te 17 qershorit, ku thuhet se eshte tashme koha, qe te gjendet nje zgjidhje qe te perballet me testin e kohes dhe qe eshte pergjegjesia e qeverise shqiptare dhe e opozites, qe te gjejne nje zgjidhje ne menyre transparente dhe ne respekt te plote te Kushtetutes se Shqiperise, e cila eshte e nevojshme per rrugen e vendit drejt BE-se”, theksohet ne rezoluten e miratuar dje. Aty u be e qarte qe kutite e votimit te mos hapen, me nje ndryshim ne rezolute ku u hoq fjala "te gjitha materialet zgjedhore”. "Parlamenti shenon, se baza e komisionit hetimor parlamentar shqiptar, per te hetuar zgjedhjet e 2009, ku kryesia e komisionit dhe shumica e tij jane te seleksionuar nga opozita, me nje mandat per te hetuar materialet zgjedhore, duhet te zbatohet sa me shpejt te jete e mundur”, u saktesua ne rezolute. Zevendespresidenti i Parlamentit Evropian, Libor Roucek, per te sqaruar kete pjese, u shpreh dje gjate votimit, se ka nje ndryshim, ku fjala "te gjitha materialet zgjedhore”, te ndryshohet ne, "materialet zgjedhore”. Me kete ndryshim ne amendamentin 2, perjashtohet mundesia e hapjes se kutive. Po sipas amendamentit 2, komisioni hetimor duhet te prezantoje konkluzionet e tij ne kohe, ne menyre qe te behet i mundur aprovimi i legjislacionit te ri para zgjedhjeve lokale te vitit 2011, mbi bazen e propozimeve te komisionit dhe te OSBE/ODHIR. Nderkohe qe qartesisht ne rezolute, iu kerkua politikes shqiptare, qe te hartoje draftin dhe zbatimin e nje reforme konsensuale te rregullores se procedures se Parlamentit shqiptar, qe te siguroje transparence per kapacitetet administrative dhe financiare, nje legjislacion te bazuar mbi ekspertizen e cilesise se larte dhe nje mbikeqyrje te perfaqesimit dhe te drejtave adekuate te perfaqesuesve te opozites ne komisionet parlamentare dhe aktivitetet parlamentare. Eurodeputetet rrezuan amendamentet, se Shqiperia nuk eshte gati per heqjen e vizave, duke ruajtur keshtu paragrafin se, Komisioni Evropian duhet te kontrolloje kushtet e mbetura te udherrefyesit per t’i hapur rrugen Parlamentit Evropian dhe Keshillit te Ministrave per heqjen e vizave ne fund te 2010. Po keshtu, u rrezuan edhe amendamentet, se Shqiperia eshte nje nga vendet me te korruptuara apo se ben pjese ne Konferencen Islamike. Amendamentet e rrezuara Amendamenti 5, ku shprehej keqardhja per rrezimin e kandidaturave te presidentit per kandidatet e Gjykates Kushtetuese. Amendamenti 6 per paragrafin 10 te rezolutes, i hartuar nga ekstremistet e djathte, per te imponuar mendimin, se Shqiperia nuk eshte gati per heqjen e vizave. Amendamenti 7 i paragrafit 15 te rezolutes, ku thuhet se Shqiperia eshte nje nga vendet me te korruptuara. Amendamentet 8 dhe 9, ku thuhet se Shqiperia ben pjese ne Konferencen Islamike. Amendamenti 10, ku kerkohej pezullimi i integrimit evropian i Shqiperise Amendamentin 11, kur kerkohej te mos pranohej fillimi i negociatave te anetaresimit me Shqiperine. Amendamentet e votuara Amendamenti 1: Parlamenti shpreh shpresen, qe qeveria shqiptare dhe opozita e kupton sic duhet, se kapercimi i situates konfliktuale, eshte kyc per progresin e aspiratat evropiane te Shqiperise. Pershendet konkluzionet e Ministrave te Jashtem te 17 qershorit, ku thuhet se eshte tashme koha qe te gjendet nje zgjidhje qe te perballet me testin e kohes dhe qe eshte pergjegjesia e qeverise shqiptare dhe e opozites, qe te gjejne nje zgjidhje ne menyre transparente dhe ne respekt te plote te Kushtetutes se Shqiperise, e cila eshte e nevojshme per rrugen e vendit drejt BE-se. Amendamenti 2: Hiqet fjala te gjitha materialet zgjedhore. Ne te thuhet se Parlamenti shenon, se baza e komisionit hetimor parlamentar shqiptar per te hetuar zgjedhjet e 2009, ku kryesia e komisionit dhe shumica e tij jane te seleksionuar nga opozita, me nje mandat per te hetuar materialet zgjedhore, duhet te zbatohet sa me shpejt te jete e mundur. Amendamenti 3: I kerkohet, qe te hartoje draftin dhe zbatimin e nje reforme konsensuale te rregullores se procedures se Parlamentit shqiptar, qe te siguroje transparence per kapacitetet administrative dhe financiare, nje legjislacion te bazuar mbi ekspertizen e cilesise se larte dhe nje mbikeqyrje te perfaqesimit dhe te drejtave adekuate te perfaqesuesve te opozites ne komisionet parlamentare dhe aktivitetet parlamentare dhe i ben thirrje qeverise dhe opozites per nje dialog konstruktiv per te siguruar nje proces legjislativ te hapur dhe transparent ne bashkepunim me aktoret e tjere te perfshire ne kete proces. Bregu: Opozita deshtoi ne perpjekjet per te bllokuar Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila ndoqi nga afer procesin e votimit nga Parlamenti Evropian, te rezolutes per integrimin e Shqiperise, tha se ky akt, konfirmon mbeshtetjen e Bashkimit Evropian dhe te eurodeputeteve ndaj procesit te integrimit te vendit. "Kjo eshte rezoluta e dyte qe votohet per mbeshtetjen e integrimit te Shqiperise. U vu re nje konsensus dhe nje gjuhe kompromisi mes grupeve te djathta dhe te majta ne Parlament. Shqiperia ka nje mbeshtetje shume pozitive per anetaresim ne Bashkimin Evropian”, tha Bregu. Sipas saj, ky votim hodhi poshte te gjitha zerat qe folen dhe bene propagande se vendi yne do te pengohej ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. "Ne jemi te gatshem te zgjidhim cdo ngerc politik. Partia Socialiste, e pa, se me tere perpjekjet per te penguar, votimin e kesaj rezolute, nuk ja doli Votat e socialisteve evropiane ishin pro”, tha Bregu.

KJ
Views: 4725 | Added by: admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Statistikat

    Aktualisht ne linje: 1
    Vizitore: 1
    Antar: 0

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Kalendari
    «  Korrik 2010  »
    SuMoTuWeThFrSa
        123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    25262728293031

    Arkiv

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024