Hene, 2018-05-28, 0:13 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Folklori » Fjalë të urta të popullit tonë » Disa nga fjalet e urta te popullit tone
Disa nga fjalet e urta te popullit tone
JunaPublikuar: 2010-07-05, 8:44 AM, Hene| Postimi nr: 1
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Ai qe di me se shumti flet me se paku.

Buka e thyer nuk ngjitet më.

C' ke bere do te ta bejne.

Dardha bie nen dardhe.

Dardha e ka bishtin mbrapa.

Dhelpra kur nuk e arrin rrushin, thote eshte i pa bere.

Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.

E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.

Edhe bari i njome digjet neper te thate.

Fashati qe duket, s do kallauz.

Gjella me kripe dhe kripa me karar.

Gjuha, vete ku dhemb dhembi.

Gjuha kocka s' ka e kocka thyen.

Gjithe gishtat dhembin njesoj.

I zoti e nxjerr gomarin nga balta.

I talluri, te tall.

Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.

Kali i botes te le ne udhe.

Kalliri me buke i mban kryet ulur .

Kur s' ke koke, ke kembe.

Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.

Mat shtate here, e pri njehre.

Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.

Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je.

Me nje lule.., s' vjen beari.

Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre.

Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.

Mendja e madhe.. e keqja e te zotit.

Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej.

Mollen e mire, e ha derri.

Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.

Mos shiko gunen, po shiko punen.

Mos hiq petullat me duart e tjeterit.

Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte.

Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.

Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven.

Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren.

Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.

Peshku i madh e ha te voglin.

Pi rakine, mos pi mente.

Pune shume, e fjale pak.

Punen e sotme mos e ler per neser.

Qeni qe leh shume, nuk te ha.

Rri shtrember e fol drejt.

S' behen petullat me uje.

Shtri kembet, aq sa ke jorganin.

S'mbahet shtepia me miell hua.

S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull.

Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.

 
Forum » Folklori » Fjalë të urta të popullit tonë » Disa nga fjalet e urta te popullit tone
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 31

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • Kristina
  • Stela
  • Hipnotizuesssi
  • muskollaridenis
  • qokuenver


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2018