Trajneri i Italisë, Marcello Lippi pranoi se ai është përgjegjës për eliminimin shokues dhe të parakohshëm të Kampiones së Botës në fuqi nga Botërori 2010. “Marr përsipër gjithçthka që ndodhi. Nëse lojtarët nuk arrijnë të shprehen siç duhet në fushë, faji më takon mua si trajner. Nuk arrita të përgatisja skudrën moralisht, teknikisht, taktikisht dhe fizikisht”, tha Lippi me ndjenjën e fajit.
Më tej Lippi shtoi, “Nuk e prisja një paraqitje të tillë, ashtu siç nuk e prisja fitoren e Kupës së Botës”.