Ejnte, 2024-04-25, 9:39 PM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Main » 2010 » Korrik » 1 » Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz
10:38 PM
Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz
TIRANE – Dy pedagogë, një nënoficer i ushtrisë, një i punonjës i Universitetit Bujqësor të Kamzës dhe një person tjetër i dyshuar si sekser, janë të arrestuarit e sotëm për korrupsionin me provimet në Universitetin shtetëror në Kamëz. 
Në një deklaratë zyrtare, policia e Tiranës tha se strukturat e Seksionit Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar "Provimi i Suksesshëm 1”, me 6 persona të implikuar, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar masën e sigurisë si më poshtë : 
-      Astrit Xhavid Frakulla, 59 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, Profesor pranë Universitietit Buqësor Kamëz, ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest Shtëpie”, për veprën penale "Shpërdorimit të detyrës”,
-      Vasil Spiro Kashuta, 50 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë profesion Profesor pranë Universitietit Buqësor Kamëz, ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest Shtëpie”, për veprën penale "Shpërdorimit të detyrës”,
-      Fatmir Hamit Cuni, 39 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë nën oficer pranë Repartit Ushtarak 4304, ndaj tij, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest ne burg”, për veprën penale të "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal.
-      Kujtim Ferit Balla, 50 – vjec, banues në Tiranë, i punësuar në Universitetin Buqësor Kamëz Tiranë, ndaj tij, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest ne burg”, për veprën penale të "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal.
-      Pishtar Halil Elezaj, 22 vjec, lindur në Bajram Curri e banues në Tiranë, student pranë  Universitietit Buqësor Kamëz, ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurë "Detyrim për paraqitje”, për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal.
-      Dritan Zef Dodaj, 26 vjec, lindur në Mirditë e banues në Tiranë, i është komunikuar akuza dhe do të ndiqet në hetim të lirë, për veprën penale të Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia njoftoi se këta persona, dyshohen se në bashkëpunim  me njëri-tjerin në periudha të ndryshme kohore, kanë shpërdoruar detyrën dhe ushtruar ndikim të të palishgjësh ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, duke u marrë ryshfeti shumën prej 250 000 lekësh për provim, të strudentëve mbëtës, të cilët studionin pranë Universitietit Buqësor Kamëz.
"Në sajë të një hetimit intesiv 9 mujor të seksionit të luftës kundër Korrupsionit, në Drejtorinë e Policisë së Qatkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit Nr. 2528 të vitit 2009, duke aplikuar të gjitha metodat speciale të hetimit, u bë e mundur aktiviteti kriminal i të gjithë perosnave të hetuar”, sqaron policia. (Lajmifundit)
Views: 2251 | Added by: admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Statistikat

    Aktualisht ne linje: 1
    Vizitore: 1
    Antar: 0

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Kalendari
    «  Korrik 2010  »
    SuMoTuWeThFrSa
        123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    25262728293031

    Arkiv

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024