Ejnte, 2024-04-25, 6:02 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Main » 2010 » Qeshor » 24 » Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin
2:41 PM
Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin
Autori i rezolutes per proceset integruese te Shqiperise, Nikolaos Chountis, tha dje se Komisioni i Jashtem ishte i bindur qe te mbroje liberalizimin e vizave per shqiptaret brenda ketij viti. Ne nje prononcim pas votimit te djeshem, Chountis tha se "kishte nje amendament qe te ndryshohej paragrafi per vizat, por ne dhe i gjithe Komisioni i Jashtem i Parlamentit dolen kunder ketij amendamenti, i cili ishte paraqitur nga ana e socialisteve evropiane, me kerkese te socialisteve shqiptare”. "Qarkullimi pa viza per nje kohe afatshkurter, eshte nje e drejte e qytetareve shqiptare. Ne dhame nje mbeshtetje jo vetem si Parlament, por gjithashtu i dhame shtyse Komisionit Evropian, qe te zgjidhe ceshtjen e vizave sa me shpejt te jete e mundur”, u shpreh Chountis. Nderkohe qe eurodeputete te tjere u shprehen pro proceseve integruese te Shqiperise. Kryetari i delegacionit per Evropen Juglindore, Eduard Kukan, vleresoi si pozitive, faktin qe tashme opozita i eshte kthyer punes ne Kuvend. Sipas tij, ajo cka pritet tashme nga nderkombetaret, eshte qe te konfirmohet se ne Shqiperi ka nje situate politike te qendrueshme. "Ne po presim garancine, qe ky stabilitet politik me funksionimin normal te Parlamentit, te konfirmohet dhe qe te kthehet ne nje stabilitet te perhershem, gje qe eshte shume e rendesishme ne kete moment te integrimit te Shqiperise”, tha Kukan. Ne lidhje me kete situate, zevendeskryetari i delegacionit per Evropen Juglindore, Jelko Kacin dha dy mesazhe per Shqiperine. "Ne jemi shume ne favor te integrimit te Shqiperise, por njekohesisht Shqiperia duhet te jete ne favor te integrimit te saj”, theksoi Kacin. Sipas tij, mesazhet e brendshme qe po vijne nga Tirana nuk jane ende pozitive sa duhet. Duke vene ne dukje keshtu, faktin se para heqjes se vizave, do te shtrohen pyetje te tjera, ndaj ka nevoje per bashkepunim. "Une i kerkoj perfaqesuesve kryesore politike ne Shqiperi, qe te tregohen me te pjekur dhe te gjejne nje marreveshje per te kapercyer mungesen e besimit”, tha Kacin. Nderkohe qe eurodeputetja Doris Pack, tha se Shqiperia tashme duhet te realizoje reformat e kerkuara per te ecur drejt integrimit, ndonese e vleresoi se eshte ne rruge te mire. "Pavaresisht te gjitha problemet e brendshme, Shqiperia eshte ne rruge te mire. Pershendes edhe thirrjen e Komisionit per te forcuar programet e shkembimit per te mundesuar me shume studente shqiptare te studiojne ne Bashkimin Evropian”, tha Pack. 59 Vota Pro, mori rezoluta e miratuar dje nga Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian. Ky numer i madh votash ne krahasim vetem me nje vote kunder, tregon mbeshtetjen e eurodeputeteve per proceset integruese te Shqiperise. 1 Rezolute Votoi dje ne mbeshtetje te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Evropian, Komisioni i Jashtem ne Parlamentin Evropian. Ne te u percaktua se levizja e lire do te jete brenda vitit 2010. Qendrimi Eurodeputetet mbeshteten dje liberalizimin e plote te vizave ne Shqiperi. Nderkohe qe theksuan se zgjidhja e ngercit politik qe vijon prej kohesh, duhet te vije ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe transparencen.

Rozeta Rapushi KJ
Views: 1798 | Added by: admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Statistikat

    Aktualisht ne linje: 1
    Vizitore: 1
    Antar: 0

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Kalendari
    «  Qeshor 2010  »
    SuMoTuWeThFrSa
      12345
    6789101112
    13141516171819
    20212223242526
    27282930

    Arkiv

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024