Premte, 2024-04-19, 10:20 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Forumi Shkencor » Historia » ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE
ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE
adminPublikuar: 2010-07-10, 8:29 PM, Shtune| Postimi nr: 1
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE

(Histori të vërteta të studiuara nëpër arkivat dhe librat e autorëve grek).

Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri Grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.

Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi.

Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në Greqi.

Arvanitasit heronj dhe kryeministra të Greqisë së Re

Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptarë.

Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë.

Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të
Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas, dhe Psaron.

Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.

Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që mbrojten jo vetëm vërtetesine e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.

Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se `'Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë''.

Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo- Vllahi.

Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.

Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë.

Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e
tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës.

Më 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqiperise për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliste Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli...

Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S'ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnisë.
Iu hodh themelin Greqisë.

Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisëmbretit të saj Othon, sepse të tre antarët e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa. Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.
Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë
fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.

Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.

Arvanitët, këta luftëtar trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të jetës europjane.

Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.

Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t]u bashkuar me Greqinë.

Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u
arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën e politikës dhe
kulturës me Shqipërinë. Më 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministër i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pangallos, Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë se: `'Republika Greke njihte minoritetin shqiptar që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke.

- "Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga shume njerez, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë. Pasi ajo mori të tatëpjetën dhe arriti pikën që s'mbante më, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë `'vorioepiriote,, që
mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë''. - Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën `'Akropolis'' dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin `'Përmbledhje e Teodor Pagallo'' vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115.

Kur ishte president Teodor Pangallos marrëdhënit midis dy shteteve
1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm etj. Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj

 
Forum » Forumi Shkencor » Historia » ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024