Premte, 2024-03-29, 9:12 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Forumi Shkencor » Mjekësia » Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja
Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja
JunaPublikuar: 2010-08-01, 8:30 AM, Diele| Postimi nr: 1
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Stina e nxehtë, kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja

Mosmbajtja e një bilanci të duhur të regjimeve dhe dietave ushqimore gjatë kësaj stine të nxehtë, mund të bëhet shkaku i lindjes së një sërë sëmundjesh tek moshat e ndryshme të popullsisë.

Ndër kategoritë më të rrezikuara nga ky fenomen janë moshat e treta dhe fëmijët, të cilët për shkak të imunitetit të dobët trupor që gëzojnë, nuk arrijnë t’u bëjnë ballë efekteve që lë stina e nxehtë në organizimin e tyre. Duke mos treguar interesin e duhur tek mënyra e të ushqyerit ndodh që një sërë sëmundjesh të përforcohen edhe më tepër, siç janë ato të diabetit, sëmundjet kardiovaskulare të hipertensionit si dhe çrregullimet e stomakut. Një ndër këshillat kryesore që duhet të ndjekin pacientët në këtë rast është shmangia e konsumit të ushqimeve nëpër fast fond-e, të cilat janë dhe të rrezikshme për shëndetin, pasi nuk arrijnë të tresin në mënyrën e duhur ushqimet në stomak, duke shfaqur në këtë mënyrë komplikime të shumta shëndetësore.

Rritja e temperaturave në shumë raste është armiku shëndetësor për shumë pacientë ku ndër problematikët janë ata të moshës së tretë. Kjo kategori për shkak të fizionomisë së tyre e ka të vështirë t’u bëjë ballë vapës së madhe, e cila e kombinuar me një regjim ushqimor jo të duhur bën të mundur shpërthimin e një sërë sëmundjesh që mund të mbartin pasoja të rënda shëndetësore.

Çfarë rekomandohet per te pasur kujdes gjatë këtij sezoni?

Për të shmangur një sërë sëmundjesh dhe efektet negative shëndetësore që ato kanë është e rëndësishme që gjatë kësaj stine të mbahen parasysh dhe të ndiqen me kujdes disa rregulla dhe rekomandime të lëshuara nga mjeku. Këto rregulla bëhen më të domosdoshme gjatë verës, kjo për disa arsye, sepse në këtë sezon shumica e produkteve ushqimore të të gjitha kategorive për shkak të temperaturave të larta (kur nuk mbahen në kushtet e duhura) pësojnë një farë denatyrimi, substancat e të cilave shndërrohen në sëmundje të llojeve të ndryshme për organizmin. Ndërkohë që mundësia e kontaminimit të shumë produkteve ushqimore përfshirë këtu edhe lëngjet është shumë herë më e lartë se sa në periudhat e tjera. Në raste të tilla, mosmbajtja e ushqimit në vende të freskëta shkakton tek njerëzit helmimin, e cila sjell pasoja të rënda për shëndetin e tij. Shenjat kryesore që shfaqen tek njeriu, pasi ai ka ngrënë një ushqim, të cilin nuk e ka mbajtur në kushte të duhura janë: të vjellat, heqje barku, temperaturë, dobësi trupore, zverdhje të lëkurës, djersë etj. Gjithashtu një kujdes i veçantë duhet treguar dhe në mbajtjen e një higjiene të rreptë ndaj këtyre produkteve përpara se të konsumohen. Kjo do të mbante larg organizmit shumë sëmundje, që mund të lënë edhe pasoja fatale për shëndetin.

[/b]Produktet ushqimore që duhen konsumuar me kujdes

Gjatë kësaj stine konsumimi i produkteve të mishit apo i atyre të tjerave që përmbajnë në masë shumë të larta yndyrash, mund të bëhen shkak për lindjen është shumë sëmundjeve, pasi organizmi nuk arrin të përballojë efektet e krijuara nga mostretja e ushqimit në mënyrën e duhur. Ndërkohë që dhe konsumi i frutave apo perimeve të palara, mund të kërcënojnë rrezikun shëndetësor. Këshillë e rëndësishme në këtë rast që duhet ndjekur është ajo që duhet shmangur konsumi i ushqimeve të gatshme, të thata që tregohen në rrugë. Ato asnjëherë nuk janë të sigurta për shëndetin njerëzor. Gjithashtu nga ana tjetër këta sëmundje mund të rëndohen edhe më tej nga konsumi i pijeve alkoolike në masë, apo i duhanit.

Rekomandimet që japin mjekët

Duhen konsumuar në masë lëngje të freskëta, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme shifrat e tensionit arterial. Kështu që pacientët, të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo të hipertensionit, mund ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore si pasojë e konsumit të lëngjeve apo produkteve me shumë kripë, si dhe nga konsumi i duhanit apo edhe i alkoolit. Ndërkohë që për diabetikët nuk rekomandohet përdorimi i lëngjeve në sasi të larta që kanë përmbajtje sheqeri. Duhen mbajtur larg edhe lëngjet, të cilat janë të gazuara, pasi shfaqin vështirësi në tretjen e ushqimit në organizëm. Kështu gjatë një dite rekomandohet që të përdoren të paktën 2-3 litra lëngje. Për ata që humbasin më shumë lëngje gjatë ditës, këshillohet konsumimi edhe i më shumë lëngjeve. Nga ana tjetër, rol të rëndësishëm në shmangien e komplikimeve shëndetësore luan edhe konsumi i frutave të freskëta, të cilat duhen ruajtur në ambiente të përshtatshme. Këshillohet larje e tyre disa herë para ngrënies. Preferencat për frutat në këtë stinë janë edhe të larta për shkak se ato përmbajnë vlera të larta ushqimore, duke i siguruar organizmit një sërë substancash të nevojshme, si natrium, kalium apo klor. Këto janë të domosdoshme gjatë kësaj stine, pasi organizmi përveç humbjes në sasi të larta të ujit, humbet edhe nga këto elementë. Gjithashtu këshillohet përdorimi i sa më shumë produkteve të familjes së zarzavateve, por të gatuara mirë e në një higjienë të rreptë. Kujdes i veçantë duhet treguar ndaj bulmetrave, pasi rreziku i kontaminimit në këtë rast është shumë më i lartë. Ato duhen konsumuar me kujdes. Produktet me bazë shtazore duhen përdorur në sasi të rekomanduari, si mishi, apo peshku, kryesisht të ziera dhe të gatuara në gjellë. Të mbahen sa më larg konsumi i thatë i tyre apo i gjërave të skuqura.

Faktorët e tjerë që ndikojnë në përforcimin e sëmundjeve

1. Ushqimi i fast food-eve i dëmshëm. Është e rëndësishme që të eliminohen sa më shumë që të jetë e mundur produkte apo ushqimet e thata që tregtohen nëpër fast fond-e. Gjatë kësaj kohe ato bëhen shumë të rrezikshme për organizmin. Pasi jo vetëm që ndikojnë në dehidratimin e tij, por pengojnë elementë të vështira që shprehen nga organizmi. Konsumi i këtyre produkteve përmban dhe sasi të larta të substancave që në të shumtën e rasteve kthehen në substanca helmuese për organizmin. Kështu që do ndikojnë në lodhjen e organizmit dhe në shfaqjen e debulesave të shumta trupore.

2. Të shmangen sasitë e larta alkoolike. Për disa kategori, duhet ndaluar kategorikisht përdorimi i pijeve. Ndërkohë që ajo çka mund të përdoret gjatë kësaj stine është birra, por kjo jo në sasi të larta. Kështu që konsumi i një gote birrë gjatë ditës, nuk përmban sasi të larta alkooli, nuk përbën rrezik shëndetësor për pacientin. Ndërsa konsumi i pijeve të tjera, gjatë kësaj periudhe është i ndaluar kategorikisht, pasi është i dëmshëm për shëndetin.

3. Kërkohet ulja e sasisë së dozave për diuretikët. Përdorimi në sasi të larta i ilaçeve dhe sidomos pa rekomandim përkatës të mjekut, është bërë në masë një shqetësim për mjekët. Në pjesën më të madhe të rasteve këshillohet që gjatë kësaj periudhe të përdoren në doza më të ulëta që të gjitha ilaçet. Kjo për shkak të temperaturave të larta dhe efekteve që ajo lë në organizëm. Një ndër grupet më të rëndësishme është ulja e dozave të ilaçeve diurektike (ose siç njihen ndryshe), shkarkuesit urinor. Gjithashtu duhen pakësuar edhe dozat e ilaçeve të zemrës dhe sidomos ato të tensionit të lartë. Që të gjitha këto ndryshime duhen bërë pas vizitave tek mjeku, të cilat duhet të zhvillohen në mënyrë periodike. Nga ana tjetër duhet shmangur përdorimi i ilaçeve pa rekomandimin e mjekut. [b]

 
Forum » Forumi Shkencor » Mjekësia » Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024