Ejnte, 2018-11-22, 11:33 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Folklori » Përrallat dhe legjendat » MITE DHE LEGJENDA
MITE DHE LEGJENDA
adminPublikuar: 2010-07-01, 10:10 PM, Ejnte| Postimi nr: 1
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
MITE DHE LEGJENDA

Cka eshte legjenda...dallimi perrall...legjend apo mit

Në legjenda kemi një fakt real apo historik që legjendarizohet, përrallizohet, kurse në përralla nuk kemi asnjë bazë reale, në to gjithçka është trillim. Megjithatë kufiri midis përrallës dhe legjendës është shumë i brishtë dhe, me kalimin e kohës, mjaft legjenda kanë ardhur duke u transformuar përherë e më tepër së paku për nga forma dhe mënyra e narracionit, në përralla.

Legjendat që na kanë arritur, kanë pësuar në kurriz të tyre transformime duke kaluar nëpër periudha të ndryshme, në mes transformimesh historike, shoqërore, filozofike e psikologjike. është vështire të besosh se ato na kanë arritur në formën e tyre të parë, mbasi në shumë prej tyre haset dukuria e kontaminimit (në to shkrihen hera herës subjekte të dy a më shumë legjendave apo edhe elemente nga subjekte legjendash të ndryshme). Përveç kësaj, shtrirja gjeografike e legjendave është e madhe, praktikisht në tërë Evropën dhe kështu në të hasen raporte të shumta që nëpërmjet analizës krahasuese studiuesit. Çabej, Haxhihyseni, Kadare, Arapi etj.) janë munduar të vënë në dukje. Me një fjalë, ne duhet të zbulojmë mentalitetin e lashtë, tepër të lashtë e tepër primitiv, të njerëzve që janë në zanafillë të këtyre miteve dhe legjendave.
Nga këto, sa u tha gjer këtu, kuptohet se në mitet, legjendat dhe përrallat,, ne gjejmë lodrën e simboleve, gjuhën e tyre dhe nëse duam të kapim domethënien e vërtetë të miteve dhe të legjendave, duhet të dimë të "lexojmë" poshtë ngjarjeve, subjektit që paraqitet në to, duke e parë pikërisht këtë lëvizje ngjarjesh si lëvizje simbolesh.

Ja disa legjenda ne vijim...

ROZAFATI

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.
Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj
kështjelle? S'dihet . Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të mocëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë ; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.
Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja c'thotë kjo gojëdhënë.........

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë . Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë . Pas tri ditësh e tri
netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot . Na shkon aty një plak i mirë.
- Puna e mbarë , o tre vëllezër.
- Të mbarë paç o plak i mirë . Po ku e sheh ti të mbarën tonë.
Ditën punojmë , natën prishet . A di të na thuash një fjalë të mirë .
C'të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë ?
- Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them .
- Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona , se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë..
Plaku i mirë mendohet e pyet :
- A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja ?
- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ç'të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ?
- Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t'u them unë . Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t'ju sjellë bukën , t'a merrni e t'a muroni të gjallë në mur të kështjellës . Atëherë keni për ta parë se muri do t'u zërë vend e do t'u qëndrojë për jetë e mot.
Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu , i tha të mos
vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tha gjë vashës së vet .
Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë . Cekanët godasin , gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë . I thotë së madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë ; duan kungullin me verë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nënë , sot s'mund të shkoj se jam sëmurë.
Kthehet i thotë së mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë : duan kungullin me verë.
- Besa nënë , sot s'vete , se do shkoj tek fisi për të bujtur.
- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël .
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në këmbë:
- Urdhëro zonja nënë !
- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.
- Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta lëmë të qajë - , i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet,
niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.
- Puna mbarë , o mjeshtër !
Po c'është kështu? Cekanët ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotë:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur në ditë të zezë , moj kunata jonë . Ne e kemi bërë me fjalë të t'murojmë të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t'ju lë një porosi:
kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t'ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë !
Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi .

 
Forum » Folklori » Përrallat dhe legjendat » MITE DHE LEGJENDA
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 31

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • Kristina
  • Stela
  • Hipnotizuesssi
  • muskollaridenis
  • qokuenver


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2018