Diele, 2018-07-22, 1:27 PM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Tema shoqërore » Aktualitete dhe intervista » “Ju tregoj te pathenat e hapjes se ambasadave”
“Ju tregoj te pathenat e hapjes se ambasadave”
adminPublikuar: 2010-06-30, 1:20 PM, Merkure| Postimi nr: 1
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
“Ju tregoj te pathenat e hapjes se ambasadave”

Werner Daum, ish-ambasadori ad-interim i RFGJ-se (1987-1990) ne Shqiperi ne interviste per Deutsche Welle-n tregon detaje te papublikuara per hapjen e ambasadave ne fillimin e korrikut 1990. Kujton si u hap ambasada e RFGJ-se ne Shqiperi dhe ndalet te ngjarjet e korrikut 1990. Vlereson se “nese nje popull nuk ka me frike, regjimi nuk eshte ne gjendje ta kete kontrollin” Zoti Daum, ju keni qene i ngarkuari i pare ad interim i Republikes Federale te Gjermanise ne Shqiperine komuniste. Cilat kane qene sfidat profesionale te nje diplomati ne nje vend komunist? Une do te doja te filloja me kushtet jo politike, une atehere u njoftova brenda nje afati shume te shkurter, mesova nga z.Gensher (ish-Minister i Jashtem) se ai kishte vendosur te me dergonte mua si perfaqesuesin e pare te Republikes Federale te Gjermanise ne Tirane. Ne sfond dua te them se ne kishim marredhenie diplomatike me te gjitha vendet e Evropes. Evropa sot ashtu si edhe atehere eshte fusha kryesore diplomatike e politikes se fqinjesise dhe vendi i vetem, ku ne nuk ishim te perfaqesuar ishte Shqiperia. Kjo ishte arsyeja. Ne donim ta terhiqnim Shqiperine ne rrjetin e marredhenieve politike te ndersjella, te pergjegjesive te ndersjella dhe une dua ta theksoj hapur te varesive te ndersjella, duke e nxjerre keshtu Shqiperine nga nje izolim te zgjedhur pjeserisht vete apo edhe te imponuar. Genscher-i kishte te drejte kur mendonte se zyrtarizimi i marredhenieve nxit informacionet dhe se njerezve u krijohet keshtu mundesia te afrohen me njeri- tjetrin dhe se fundmi kjo do te duhet te coje ne ndryshime politike edhe pse ne kete te fundit nuk e thame kaq shkoqur. Dhe kete ai ma tha mua. Kjo kishte te bente me faktin se une isha nje diplomat jo tipik, i cili nuk kishte menduar per nje karriere ministeriale, por qe kishte eksperience ne detyra te veshtira, ne vende te veshtira dhe qe ishte perpjekur me forcat e veta te arrinte rezultate ne terren pa pasur nje ndihme direkte nga qendra, per te ndertuar nje koncept politik apo financiar dhe se dyti une kisha nje bagazh intensiv kulturor, une kisha shkruar disa libra dhe Genscher-i mendonte se ai qe shkruan libra ka interes te angazhohet ne nje veprimtari te re. Ishin keto dy argumentet e tij: aftesia ime praktike te shkoja diku dhe qe isha ne gjendje te ndertoja dicka te re si dhe aftesia e prezantimit intelektual. Si nisi puna juaj ne Shqiperi? A e njihnit Ju Shqiperine, cfare dinit Ju per Shqiperine kur filluat detyren Tuaj ne Tirane? Une pata me pak se nje muaj kohe perpara se te filloja punen ne Tirane. Diten e neserme (pasi ministri i jashtem me ngarkoi me kete detyre) une fluturova per ne Paris, ku bera nje kurs intensiv te gjuhes shqipe me nje mesuese private dhe perpara se te nisesha per nje udhetim aventuresk per ne Tirane isha ne gjendje te kuptoja shqip. Ne ate kohe nuk kishte fluturime direkte, madje deshira ime ishte te qendroja edhe nje muaj ne Gjermani perpara se te filloja detyren e re, por me duhej te nisesha menjehere pasi “konkurrenti politik”, kryeministri i Landit te Bavarise, Franz Josef Strauss kishte planifikuar nje fluturim me avionin e tij per ne Tirane. Qeveria federale sigurisht qe donte qe perfaqesuesi i saj te ishte ne Tirane dhe kjo se fundmi funksionoi. Per udhetimin nga Boni ne Tirane m'u deshen tri dite, pjeserisht me tren, pjeserisht me avion dhe nje pjese te mire duke pritur ne aeroportin e Beogradit. “Shqipen e mesova ne nje kurs ne Paris” “Une nuk dija asgje per Shqiperine, kisha degjuar per Enver Hoxhen, une sigurisht e dija se ku ndodhej Shqiperia gjeografikisht, vetekuptohet qe une kisha degjuar ne shkolle per Skenderbeun, dhe kjo ishte e gjitha sa dija. Ne kursin 14 ditor te gjuhes qe zhvillohej nga ora 9 e mengjesit deri ne 8 te darkes ne Paris kam degjuar shume mbi Shqiperine, por eshte nje gje krejt tjeter nese nje vend dhe njerezit i perjeton drejtperdrejt, nese e shikon horizontin me syte e tu, krahasuar me ate qe degjon nga larg apo lexon neper libra”. “Kane kaluar 20 vjet qe kur Shqiperia eshte hapur dhe ne keto 20 vite diskutohet dhe polemizohet vazhdimisht mbi ate se cfare eshte biseduar dhe cilat tema jane prekur ne negociatat mes diplomateve gjermane dhe perfaqesuesve te qeverise e te partise komuniste shqiptare perpara vendosjes se marredhenieve diplomatike me Gjermanine? A dini ju me shume rreth ketyre bisedimeve dhe temave te prekura ne to? Po, sigurisht qe une di disa gjera, natyrisht qe nuk ishin vetem perfaqesues te partise komuniste, por edhe perfaqesues te shtetit shqiptar, te qeverise. Nga perfaqesuesit e partise komuniste ishte Sofokli Lazri, me te cilin mund te diskutohej, pasi pavaresisht bindjeve dhe qendrimeve te tij politike, ai ishte nje njeri inteligjent. Por nuk kam dijeni se cila eshte konkretisht polemika ne Shqiperi, qe une mund te pergjigjem drejtperdrejt. Kur deshiron dicka me pasion, perfytyron edhe gjera jo te realizueshme Atehere per ta saktesuar: Vizita e Hans-Dietrich Genscher-it zgjoi te shqiptaret nje shprese te madhe ne ndihmen qe Gjermania do t´i jape Shqiperise, ne popull u komentua se Genscheri ka premtuar si te thuash “cekun e bardhe”. A ishin keto ndihma te lidhura me kushte te caktuara, apo ishin keto shpresa te pabaza e disi naive? Tani une e kuptoj pyetjen tuaj shume mire, por eshte e veshtire te pergjigjesh. Se pari, pasi shpresat dhe naiviteti jane cilesi psikologjike. Nese njeriu deshiron dicka me pasion te madh, sidomos ne nje periudhe te veshtire, atehere ai perfytyron apo shpreson ne nje rezultat qe ne realitet nuk mund te jete i realizueshem. Nese ka shpresa qe i korrespondojne realitetit me e shumta mund te kete veshtiresi te pershtatjes me to. Pra pyetja nese shpresat ishin te tepruara nuk eshte nje ceshtje objektive, por eshte me shume nje ceshtje e perfytyrimeve apo e ndjenjave njerezore. Eshte sigurisht e vertete qe ne bisedat paraprake me Shqiperine kishte dy interesa: regjimi komunist ne Shqiperi ishte ekonomikisht ne falimentim, ishte ne nje gjendje te tille qe me forcat e veta nuk mund te ekzistonte per nje kohe te gjate. Kishte ose nevoje per ndryshime, ose ashtu sic edhe shpresonte qeveria e atehershme shqiptare per para nga jashte, qe do te lejonte qe makineria te mund te vazhdonte te funksiononte akoma. Ne sigurisht qe ishim gati ta ndihmonim Shqiperine ashtu sic edhe kishim bere me vendet e tjera te Evropes. Shuma, per te cilen behej fjale ishin 40 milione marka ne vit. Po ndihma nuk jepet asnjehere me para ne dore, por ne formen e projekteve. Pra kthimi ne realitet i nje premtimi per ndihme kerkon nje periudhe kohore. Keshtu nje nga projektet e para ishte riorganizimi teresor i nje ndermarrjeje te mbareshtimit te gjedhit ne perendim te Tiranes. Kjo kishte te bente me importimin e racave te lopeve te cilesise se larte, qe japin shume qumesht, me ndertimin e stallave moderne, furnizimit me ushqime, te impianteve te transportit dhe te ftohjes per ruajtjen e qumeshtit etj. E gjitha kjo kerkon kohen e vet dhe realizimi i ketij projekti filloi rreth nje vit pasi une kisha mberritur ne Tirane. Pra nuk eshte se parate erdhen menjehere. Ky ishte interesi i pales shqiptare. Pala gjermane synonte integrimin e Shqiperise ne dialogun evropian “Interesi i pales gjermane ishte te integronte Shqiperine ne strukturat e dialogut evropian, qe vepronte nen Keshillin per Bashkepunim dhe Zhvillim Evropian (sot OSBE). Shtetet komuniste te Evropes Qendrore dhe Lindore nderkohe ishin perfshire ne kete organizem, por Shqiperia mungonte. Qellimi i ketij bashkepunimi ishte qe fillimisht ministrat, zyrtaret te kishin mundesi te udhetonin me shume, te kishin shume me teper kontakte, por qe me vone edhe te tjere perfaqesues nga ekonomia apo kultura, pra sa me shume njerez te shikonin vende te tjera evropiane, te shikonin se si punohet dhe veprohet atje, qe t´i bashkoheshin strukturave te shumta qe ofrojne liri, por edhe nje strukture se ciles duhet t´i permbahesh. Pra pala shqiptare synonte te merrte para ose projekte nga Gjermania, kurse ne synonim ta afronim Shqiperine ne ato dhjetera apo qindra organizma dhe struktura qe ishin aktive ne mbare Evropen”. Pra pati bisedime paraprake dhe u vendosen ne vazhdim marredheniet diplomatike gje qe ndodhi ne vitin 1987? Po marredheniet u vendosen ne vitin 1987 dhe u zyrtarizuan me nenshkrimin zyrtar dypalesh dhe pas kesaj une u dergova ne Tirane per te hapur ambasaden gjermane. Une arrita ne Tirane vetem pak ore perpara se te mberrinte Franz Josef Strauss-i nga Bavaria. Une shkova menjehere ne hotel “Dajti” dhe nga zyra e recepsionit atje nisa nje faks, permes te cilit e deklarova te hapur ambasaden gjermane ne Tirane, pergatita nje etikete kartoni, ku shenova tek dera e dhomes se hotelit “Ambasada e Republikes Federale Gjermane” dhe pastaj u dergova nga pala shqiptare me makine zyrtare te prisja Franz-Joseph Strauss-in, kjo ishte dita ime e pare e punes ne Tirane. Dua t´i kthehem pyetjes lidhur me shpresat e zgjuara tek shqiptaret: thuhej ne popull se Strauss-i vinte ne Tirane qe nga viti 1983 dhe zhvillonte biseda zyrtare, gje qe interpretohej si tentative e Enver Hoxhes per t´u hapur drejt Perendimit, pasi e kishte kuptuar se nuk mund te vazhdohej me tutje me ate lloj izolimi unikal? A dini ju hollesira rreth vizitave te Strauss-it ne Shqiperi dhe bisedave qe ai zhvillonte ne Tirane? Une nuk di hollesi rreth ketyre vizitave apo bisedave. Mendoj se ato nuk duhen mbivleresuar, pasi ishte pjese e politikes se brendshme gjermane, Franz Josef Strauss-i e konsideronte veten si ministri i Jashtem me i mire, por qe ne fakt nuk ishte. Ai ishte nje njeri shume inteligjent, ashtu e njoha edhe ne Shqiperi. Por sigurisht qe ai si cdo politikan donte te tregohej kudo prezent. Sigurisht qe vizitat e Franz Josef Strauss-it si perpara, por edhe ajo e vitit 1987, dy ore pasi une kisha hapur ambasaden e Republikes Federale te Gjermanise ne Tirane kane luajtur nje rol politik. Qeveria Federale e perfaqesuar ne politiken e jashtme nga Hans Diettrich Genscher-i qe vinte nga nje parti tjeter nga ajo e Strauss-it, u perpoq te beje me shume se c´do te bente ne kushte te tjera pikerisht per te mos ia lene meritat kryesore Strauss-it. Perseri tek kushti ndaj Shqiperise per t’u anetaresuar ne KSBE. Kjo ndodhi vetem ne vitin 1990. Do te thote kjo vonese se pala shqiptare nuk i pranoi kushtet dhe se qeveria komuniste tregohej kokeforte? Perse zgjati kaq shume ky proces? Nuk do te thosha keshtu. Nuk kishte kushte, por ishin nje seri pikash, qe ne thelb te conin ne dy pozicione: Shqiperia donte para, kurse ne synonim integrimin e Shqiperise ne shumellojshmerine e shkembimit te eksperiencave njerezore, te shkembimeve kulturore dhe ekonomike. Sigurisht qe ne do te pergezonim faktin nese Shqiperia do te behej menjehere anetare e KSBE-se, por vendosja e marredhenieve diplomatike, ndihma ekonomike prej 40 milione markash do te sillnin nje shkembim specialistesh ne fusha te ndryshme qe nga teknike te thjeshte e deri tek njerez te kualifikuar, inxhiniere, gazetare, duke e rritur keshtu interesin per Shqiperine dhe per kulturen shqiptare. Ne synonim qe keto kontakte te shtriheshin ne sa me shume fusha dhe ne ishim te bindur qe kjo se shpejti do te sillte nje rritje eksplozive te ketyre kontakteve. Nacionalizmi dhe ashpersia e diktatures ndikuan ne jetegjatesine e saj. Shtypja e fese eshte nje plage e rende perjetshme ne historine e Shqiperise Enver Hoxha eshte akuzuar si diktator i pameshirshem, por edhe si nje udheheqes i rrugeve te vecanta, keshtu ai e ka drejtuar Shqiperine ne aleancat nga me te ndryshmet duke filluar me Jugosllavine, pastaj me Bashkimin Sovjetik, me tej me Kinen, por ndonese Shqiperia ishte vendi i pare qe u shkeput nga Traktati i Varshaves ajo mbeti bastioni i fundit komunisto-stalinist ne Evrope. Cilat mendoni se jane arsyet per kete? Une mendoj se ne kete drejtim kane ndikuar shume faktore: Enver Hoxha ishte nje nacionalist dhe sipas tij Shqiperia duhet te jete Shqiperi dhe jo pjese e ndonje traktati si ai i Varshaves apo i Jugosllavise. Keshtu nese kthehemi me tej ne kohe ne vitet 1945-1946 Jugosllavia donte qe Shqiperia te ishte shtet brenda Federates Jugosllave. Ketu luante nacionalizmi nje rol te rendesishem. Ju e thate me te drejte se Enver Hoxha ishte diktator dhe sistemi i ngritur prej tij ishte nje diktature e tmerrshme. Duke filluar ne vitet 50-te e kryesisht ne vazhdim ne vitet 60-te dhe 70-te te shekullit te kaluar kemi te bejme me nje periudhe te rende, me diktaturen me te ashper ne Evrope, sidomos sa i perket shtypjes qe iu be fese si asaj katolike, ortodokse greke dhe myslimane, kjo eshte nje plage e rende perjetshme ne historine e Shqiperise, cka pergjegjesit e kane arritur ne menyre brutale. Pra jane te gjithe keto faktore te ndryshem, qe kane si qellim mbajtjen e pushtetit ne duart e diktatures dhe kjo ka luajtur nje rol te rendesishem ne zgjatjen e saj. Zoti Daum si e keni perjetuar Shqiperine ne periudhen perpara korrikut 1990? Do te doja te kthehesha prapa ne kohe. Une kisha tri vjet qe isha ne Shqiperi. Sic e thashe edhe me pare Genscher-i ma ofroi mua postin e ambasadorit ne Tirane, pasi une ne te kaluaren nuk isha nje burokrat tipik, qe preferon te udhetoje me Mersedes dhe me shofer, por nje njeri qe leviz me kembe, qe takon njerezit dhe flet me ta per te mesuar se si mendojne keta njerez, qe meson gjuhen e vendit ku ndodhet. Gjate qendrimit ne Shqiperi une me shume e kam pare veten si ambasador i shqiptareve tek qeveria ime, sesa anasjelltas. Une gjate qendrimit tim ne Shqiperi mundohesha te kuptoja se pse shqiptaret kane nje mentalitet tjeter nga i yni, cfare shpresash dhe cfare deshirash kane ata. Per t'i mesuar keto njeriut i duhet nje periudhe kohe, kjo nuk mund te behet me sot e me neser, aq me teper ne nje vend diktatorial, pasi edhe ne periudhen e Ramiz Alise Shqiperia ishte nen nje diktature shume te keqe, dhe mua me duhet ta pranoj se kete une nuk e kam kuptuar qe ne fillim. Mentaliteti shqiptar ne komunikim me perendimoret te c'orientonte “Me eshte dashur te pakten nje vit per te kuptuar se Shqiperia ishte nje diktature e vertete. Pse nuk e konstatova une kete? Te gjithe personat zyrtare dhe jo zyrtare qe une takoja ishin te perzemert, te hapur, simpatike, miqesore, qe ndaj ironise politike nuk reagonin me inat, sic ishte rasti ne vende te tjera si Rusia, Cekosllovaki apo edhe ne Rumani e Serbi. Perkundrazi ata reagonin me nje buzeqeshje ne fytyre ndaj shakave politike madje pergjigjeshin me shaka politike. Pra mentaliteti shqiptar bente qe nje diplomat i huaj qe fliste gjuhen e vendit te ngaterrohej ne mendimet e tij. Se dyti aparati shteteror ishte ekstrem eficient, policia e fshehte ose sigurimi dinte cdo gje, kontrollonte cdo gje, nese une flisja me njerez ne rruge ata thirreshin dhe merreshin ne pyetje. Une nuk lejohesha t'i ftoja ata njerez me te cilen do te deshiroja te flisja, sepse cdo i ftuar duhet te merrte leje. Une kam dhene shume pritje, dreka apo darka, nje ose dy here ne jave ne hotel Dajti dhe aty pihej shume raki Permeti. Me vone kam mesuar se per secilen nga keto pritje 6-7 vete punesoheshin, qe nepermjet aparateve pergjuese te instaluara ne shtyllat e hotelit, qe te conin ne bodrumet e hotelit, pergjonin cdo bisede, e shkruanin dhe te nesermen njoftonin ministrin e Brendshem. Pra nuk ishte e lehte te kuptoje se cfare ndodhte ne vend. Une e kam dashur Shqiperine qe ne fillim, i kam dashur shume shqiptaret, ate natyre te mrekullueshme me male dhe det, pyjet. Jam ndiere shume mire atje.

 
adminPublikuar: 2010-06-30, 1:21 PM, Merkure| Postimi nr: 2
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
“Ju tregoj te pathenat e hapjes se ambasadave”

Une lejohesha te udhetoja, une isha perfaqesuesi i vetem diplomatik i huaj, qe lejohesha te udhetoja gjithandej, pasi sillja me vete ato 40 milione Marka ne vit, dhe duhet te njihja vendin. Une mund te thoja se sot ose ne nje jave dua te shkoj ne Alpe, pasi ndoshta bejme atje nje projekt per pyjet, une mund te thoja se une dua te shkoj ne Liqenin e Prespes, pasi mund te restaurojme afresket e kishes, ose dua te shkoj ketu apo aty pasi mund te bejme nje projekt per ndertim rrugesh. Mua nuk mund te ma ndalonin kete. Keshtu me krijohej mundesia te takohesha me njerez dhe une kam takuar personalitete te mrekullueshme, shume me teper se ne Tirane, njerez me karakteristikat tipike te zemergjeresise dhe me njerezillekut te Mesdheut te Vjeter. Keto jane kujtime qe i kam te ruajtura akoma. Por pas nje viti arrita te kuptoj se cfare regjimi i tmerrshem ishte ai, se si sillej ai me mendimin ndryshe, si i degdiste ne miniera njerezit, qe shprehnin mendime qe nuk i pelqenin regjimit, se si i fuste ata ne vrima 3-4 metra nen toke dhe nuk i lejonte te dilnin prej andej, se si i ka persekutuar perfaqesuesit e kishes katolike, apo ka varur e torturuar ata te myslimaneve, bektashinjve apo ortodokseve. Nje perjetim te tmerrshem kam pasur ne nje fshat afer Sarandes. Ishte periudha e Pashkeve dhe me treguan se nxenesit ne shkolle nuk pyeteshin direkt nese kishin festuar Pashket, por nese kishin pasur dje ne shtepite e tyre veze te ngjyrosura. Nese ata pergjigjeshin pozitivisht atehere prinderit e tyre thirreshin ne polici dhe ndaloheshin per nje kohe te gjate. Mendo qe kjo ka ndodhur ne fund te viteve 80-te. Dhe pikerisht kjo menyre sjelljeje brutale ndaj njerezve me mendim ndryshe, apo ndaj fese me beri mua nje kundershtar te regjimit. Edhe pse i kam vleresuar perpjekjet e regjimit per te ndertuar vepra ne vend, lufta ndaj mendimit ndryshe, nisur edhe nga eksperienca e keqe qe ne kemi pasur ne historine gjermane me ka irrituar shume dhe me vone kam bere cdo perpjekje per rrezimin e ketij pushteti. Ju thate se ju u jeni afruar njerezve dhe keni folur me ta. Por njerezit kishin frike te flisnin ne ate kohe me diplomate te huaj. A e ndienit Ju kete frike dhe a u afroheshin njerezit juve? Njerezit nuk mund te me afroheshin mua. Ne Tirane ishte thuajse e pamundur. Megjithese une ne Tirane, nisur edhe nga predispozita ime kam qene shpesh ne rrethe artistesh, shkrimtaresh, ne radhe te pare mes shkencetaresh, pasi kjo lidhej edhe me formimin tim, dhe ne keto rrethe degjoja shprehje neper dhembe. Ndryshe ishte jashte kryeqytetit, une sapo thashe, qe isha diplomati i vetem qe mund te udhetoja kudo ne vend. Natyrisht qe une isha i survejuar packa se isha vetem, por neper fshatra ishte e mundur te flisje me njerezit. Kam degjuar se kur ju keni qene nje here ne Shkoder, dikush ju ka folur ne rruge dhe ju ka thene: Ju lutemi te beni dicka per ne, kurse ju i jeni pergjigjur: Ju duhet te beni dicka vete per veten tuaj ne menyre qe ne t’ju ndihmojme. A eshte e vertete kjo? Mund te jete me siguri e vertete, megjithese ky rast konkret mua tani nuk me kujtohet, por kjo eshte nje fjali qe une e kam thene shume here. Situata ndryshoi ne vitin 1990 ne menyre radikale. Nga fillimi i vitit 1990 shqiptaret fituan guxim, ata degjuan ne televizion se ne vendet e tjera komunistet u perzune nga pushteti, ata kishin pare fotografite e rrezimit te murit te Berlinit, ata fituan guximin te flasin me shume me njeri-tjetrin, ata degjonin nga radiot italiane apo greke, ndoshta edhe nga Deutsche Welle, kete une nuk e di, se cfare po ndodhte ne bote, dhe papritur ata nuk kishin me frike. Dhe nese nje popull nuk ka me frike, atehere qeveria nuk eshte ne gjendje ta kete kontrollin. Nga fillimi i vitit 1990 njerezit filluan te me flisnin si ne Tirane edhe ne Shkoder, por vecanerisht ne Shkoder. Une ne ate kohe levizja ne shume qytete si ne Tirane, Shkoder, Elbasan, Sarande dhe shpesh zbrisja nga makina dhe levizja me kembe. Keshtu une kam shkuar ne kembe ne keshtjellen e Rozafes, dhe me kujtohet qe kam takuar nje grup vajzash simpatike, me te cilat kam biseduar jo vetem rreth politikes. Une kam levizur me qellim neper rruge, kam shkuar neper kafene dhe njerezit me flisnin. Cfare ndryshimi krahasuar me vitin 1987! Regjimit po i vinte fundi, po askush nuk e besonte “Javet e para pasi kisha arritur ne Shqiperi shkova ne nje kafene ne Tirane, nje kafene e madhe, emri i se ciles nuk me kujtohet, por ku kishte vetem burra, une zura nje vend qe ishte i lire. Menjehere tre burra qe ishin ulur ne ate tavoline u ngriten dhe u larguan. Ata ma lane tavolinen mua dhe une u thashe “Miredita!”. Pashe nderkaq 50-te apo 60-te burra perreth meje qe ishin kthyer nga une dhe me veshtronin te heshtur. Kamerieri me solli nje kafe dhe nje pjate me mjalte, keto ishin ato qe ai mund te me ofronte, por gjithkush perreth heshtte. Tre vjet me vone kur une shkoja ne nje kafene te gjithe me flisnin, dhe une e kuptova dhe njoftoja ne shtepi ne Bon se regjimit po i vjen fundi, njerezit nuk kane me frike. Por asnje nuk donte te me besonte, madje as qeveria shqiptare nuk e besonte. Ata mendonin se kishin kontrollin mbi vendin”. A do ta besonit ju qershorin e vitit 1990 se shqiptaret nje muaj me vone do te kerkonin strehim ne ambasadat perendimore ne Shqiperi? Jo, kjo per mua ishte nje surprize e plote dhe une mendoj se kjo ishte nje surprize edhe per vete shqiptaret. Qe nje gje e tille do te ndodhte ishte per mua e qarte. Disa vjet me vone une kam lexuar disa raporte qe kisha shkruar. Keshtu ne Mars une i shkruaja Bonit se Shqiperia po shkon ne drejtim te duhur, se regjimi nuk mund te ekzistoje me per nje kohe te gjate. Kisha degjuar se ne Lac, 15 mije katolike ishin mbledhur ne diten e Antoniusit te Shenjte, por qeveria nuk i ka vrare ata. 20 vite me pare ata do te ishin pushkatuar te gjithe. Per mua ishte e qarte se kur ndodh dicka e tille kjo eshte pika e ktheses. Une do te thoja se mbledhja e 15 mije njerezve ne Lac ishte nje pike kthese. Per mua situata ishte e qarte dhe une kete ia kam komunikuar Bonit me shkrim, por edhe ne perputhje me kete ka qene sjellja ime ne rruge. Erdhi fillimi i korrikut dhe papritur ambasada gjermane u mbush me 3200 shqiptare qe kerkonin te largoheshin nga Shqiperia. Si arritet Ju ta mbani situaten nen kontroll? Une dua te them se nuk ishin 3200 por 3199, por nuk ishte se shqiptaret erdhen ne ambasaden gjermane. Shqiptaret e pare shkuan ne ambasaden greke, une kisha shume miqesi me ambasadorin grek, ai quhej Kakabasis, fliste perfekt gjermanisht, kishte ndjekur nje shkolle gjermane, ai ishte miku im me i mire nder diplomatet. Ai nuk ishte vetem nje mik, qe fliste gjermanisht si une, por ne ishim edhe komshinj, pasi ambasada greke ndodhej direkt prane ambasades gjermane. Natyrisht qe shqiptaret erdhen fillimisht ne ambasaden greke, sepse ata ishin shqiptare qe vinin nga Jugu i Shqiperise dhe qe flisnin greqisht, dhe mendonin se ndoshta ambasada greke mund t´i ndihmonte ata. Te paret ishin rreth 15 deri 25 veta, te tjere shkuan tek ambasada egjiptiane, italiane, disa shkuan tek ambasada franceze. Dhe une u deshperova qe deri ne ato momente asnje nuk kishte ardhur ne ambasaden gjermane. Mua me vinte turp dhe mendova se nuk eshte e mundur qe njerezit te kerkojne strehim tek egjiptianet, greket apo italianet, por jo tek ne. Dhe me ndergjegje te plote i thashe punonjesit te sigurimit te kufirit federal se qe sot e tutje ambasada do te jete e ndricuar ne mbremje, qe te gjitha dritat do te ndizen, dhe se porta e madhe qe sheh nga rruga do te lihet e hapur qe te bjere ne sy, kanati i deres nuk do te jete i hapur fare, por i pakycur dhe kjo duhej te ishte e dukshme. Une nuk mund ta duroja qe njerezit nuk te mos kerkonin strehim ne ambasaden gjermane. Kjo mori dhene dhe njerezit e pare erdhen, pastaj erdhen te tjere, pastaj nje kamion qe prishi murin rrethues te godines. Une keto veprime i pershendeta, por tani dua te them qe kjo nuk u pershendet nga qeveria ime dhe kjo m'u tha ne telefon. Une komunikoja me qeverine ne Bon vetem nepermjet linjes telefonike satelitore, pasi nuk mund te dergonim fakse apo te shkruanim letra. Duhet thene se qeverite flasin per demokraci diteve te diela, por ne aktivitetin e tyre ato e kane per detyre te ruajne stabilitetin dhe jo te bejne nje nderhyrje aktive. Asnje qeveri nuk do qe ambasada e vendit te saj te mbushet me azilkerkuess. Dhe keshtu vazhdoi dhe une sot jam shume e kenaqur qe e kam bere kete, madje edhe pse ne kundershtim me porosite e qeverise sime. Si ishte kontakti me qeverine shqiptare ne ato dite te nxehta korriku 1990? Ne kishim kontakt te vazhdueshem, une shkoja te pakten nje here ne dite ne Ministrine e Jashtme, dhe aty takoja ata zoterinj, qe ishin deri atehere te perzemert dhe miqesore (emrat nuk dua t´i permend) por ata kishin papritur fytyra krejt te tjera. Nga pozicioni i tyre: ata kerkonin te me benin te qarte se behej fjale per ekzistencen e qeverise se tyre, dhe se qeveria shqiptare nuk ishte e gatshme te terhiqej. Veprimet e mia si p.sh. ndezja e dritave te godines se ambasades apo lenia hapur e portes se ambasades: pra sinjali “Hajdeni te gjithe, ju lutem!” ishin veprime qe vetem ne plan te dyte kishin karakter humanitar. Nje gjendje e tille ne kryeqytet do te ngjallte rrezimin e qeverise Pikesepari per mua ishte e qarte se nje gjendje e tille katastrofike ne qender te kryeqytetit do te ngjallte patjeter rrezimin e qeverise. Per mua ishte qarte se qeveria shqiptare do te perpiqej ta evitonte kete. Une mendoja se qeveria nuk do te perdorte mjete ushtarake, sepse perndryshe do te perballej me konsekuenca shume te keqija, por nuk isha i sigurt per kete. Vetem dy apo tre vite me pare kam mesuar nga ambasadori shqiptar ne Londer, qe ne ate kohe ka qene shef i kabinetit te Reis Maliles, se qeveria e Ramiz Alise kishte vendosur ta sulmonte ushtarakisht ambasaden gjermane, edhe ambasadat e tjera, por me shume ambasaden gjermane. Nese do te ndodhte kjo atehere une nuk do te isha ketu perpara mikrofonit Tuaj, por do te kisha ndoshta nje monument ne Tirane. Nuk mendoj se ata mund te guxonin ta benin kete. Kjo do te thoshte pastaj lufte apo jo? Une nga kolegu ne Londer mesova se qeveria e kishte vendosur per kete sulm, por Reiz Malile kishte kercenuar se do te jepte doreheqjen publikisht dhe do t´i bente publike te gjitha detajet. Pra ai arriti ta bllokoje kete vendim. Po e perseris qe kete e kam mesuar vetem tre vjet me pare dhe me duket shume fakt interesant. Ne ato dite ju ishit diplomat dhe une nje shqiptare qe kerkonte te shkonte drejt Perendimit. Te dy kishim ndermarre nje hap te rrezikshem, per te cilin une personalisht nuk jam penduar. Por desha te di prej Jush, se si i keni perjetuar Ju njerezit ne territorin e ambasades ato dite? Une nuk kam folur me 3199 njerezit, qe ishin ne ambasade ato dite dhe sot jam shume i deshperuar qe nuk kam folur me ju. Kishte intelektuale, qe ndodheshin ne ambasade, kam folur me disa prej tyre, por shume pak. Njerezit tane te sigurimit kane bere nje pune te pabesueshme per te mbajtur rregullin dhe ne thuajse nuk kemi fjetur tere ato dite. Ne na duhej te kujdeseshim p.sh. per higjienen. Pas disa ditesh na u nderpre uji. Uji duhet jo vetem per t´u lare, por ne radhe te pare per te pire. Punonjes te ambasades shkonin me bidone ne ndertesat karshi per te na furnizuar me uje. Une nuk dua te hyj ne detaje, por ishte nje situate teper e veshtire dhe kane ndodhur gjera te tmerrshme. Ishte nje situate revolucionare neper rruge dhe pjese te popullates kontribuuan me mjete revolucionare qe arritem te siguronim buke per mbijetese. Siguria me ne fund kishte dale jashte kontrollit dhe me siguri qe ne nuk do te mund te rezistonim edhe nje jave me gjate, ishte e paimagjinueshme. 1200 shqiptare te tjere ishin ne ambasaden italiane, disa qindra ne ate greke, nuk e di tamam se sa, por tri ambasadat kryesore perendimore ishin te prekura dhe kjo u be tema kryesore ne Evrope dhe ne Kombet e Bashkuara, duhej gjetur nje zgjidhje dhe u gjet nje zgjidhje. Refugjatet do te nxisnin ndryshime politike Si e shikoni ju kete ngjarje ne procesin e hapjes se Shqiperise? A ishte kjo valle si nje klithme qe shqiptaret i drejtuan Perendimit per t' i treguar, se duhej rrezuar bastioni i fundit stalinist i Evropes dhe se Shqiperia duhej hapur drejt Perendimit? Absolutisht po, e shikoj tamam keshtu sic e pershkruat Ju. Por kjo nuk mund te arrihej nese ne ambasaden time do te kishte vetem 12 azilkerkues, madje as 24, por vetem me kete katastrofe dhe me rrezikun real te nje konfrontimi real te pergjakshem, si rrjedhoje e nje nderhyrjeje eventuale ushtarake te qeverise shqiptare. 3200 vete ne ambasaden tone dhe mbi 1200 ne ate italiane ishin numra qe do te nxisnin nje ndryshim te shpejte politik. Dhe ky ishte qellimi im. Une doja ashtu sic edhe e thashe me pare vetem ne plan te dyte nje ndihme humanitare. Ne radhe te pare une doja te jepja nje sinjal politik. Sigurisht, qe sic a thate edhe Ju, kjo ishte nje loje e rrezikshme, por une isha i sigurt qe do te kishim sukses. “Pas nje muaji qeveria gjermane me terhoqi” Si e keni perjetuar Shqiperine pas ngjarjeve te korrikut? Qeveria ime vendosi qe ne nuk duhej ta perserisnim nje gje te ngjashme dhe kjo ishte e drejte. Per mua personalisht ishte e qarte qe ky ishte fundi i regjimit, se mund te zgjaste ndoshta edhe 6 muaj apo nje vit, por isha i sigurt se situata nuk mund te stabilizohej me. Une isha i bindur se procesi ishte vene ne levizje dhe se cdo gje tjeter do te ndodhte vetvetiu ne menyre te natyrshme. Qeveria e Bonit tha se gjendja eshte qetesuar, se njerezit jane derguar ne shtepite e tyre, se une do te hiqja flamurin gjerman nga ambasada dhe dera do te qendroje e hapur, kurse une do te luaja zyrtarisht rolin e kujdestarit te shtepise. Keshtu une vazhdoja te merrja rrogen, por nese dikush vinte aty, kjo nuk ishte me ambasade, por nje shtepi. Keshtu qendrova rreth nje muaj derisa mora nje telefonate nga Boni, prej nga m'u njoftua qe duhet ta le Shqiperine menjehere, kjo ishte edhe deshira e pales shqiptare, packa se une isha tani vetem kujdestar i shtepise. U largova me makinen time, me fotografite e prinderve te mi dhe me bizhuterite e mamase sime e disa gjera te mia private. Teksa udhetoja nje grua e moshuar iu afrua makines dhe theu xhamin e saj me nje gur. Keshtu udhetova pa xham deri ne Beograd pas 16 ore udhetimi dhe arrita ne ambasaden gjermane atje. Dy dite me vone me thane se une isha bere jeshil ne fytyre dhe se nuk kishin pare ndonjehere nje fytyre te tille. Gruaja ime, e cila ndodhej ne Beograd fillimisht nuk me njohu. Dua te theksoj se une isha krenar per rolin tim aktiv ne nje pike kthese ne historine evropiane, jo vetem kunder atij regjimi kriminal ne Shqiperi, por edhe kunder qendrimit kundershtues te qeverise sime, qe ne fakt ishte i kuptueshem. A ishte kjo nje eksperience unikale ne aktivitetin tuaj diplomatik? Kjo do te ishte nje teme per nje mije intervista te tjera. Une disa here kam pasur konflikte me ministrat e mi, konflikte qe kane perfunduar ne menyra te ndryshme. Pas detyres sime ne Shqiperi, Ministri i Jashtem Genscher dhe vecanerisht Sekretari i Shtetit, edhe pse sektori i personelit kerkonte te me ulte ne post, me thane se Zoti Daum Ju keni vepruar drejt. Dhe kjo me inkurajoi shume. Me vone une kam punuar si perfaqesues ne Organizaten per te Drejtat e Njeriut te Kombeve te Bashkuara, ku edhe aty une gjithmone i kam thene hapur ato gjera qe mendoja se ishte e drejte dhe morale, pavaresisht qendrimit politik te qeverise sime.

 
Forum » Tema shoqërore » Aktualitete dhe intervista » “Ju tregoj te pathenat e hapjes se ambasadave”
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 31

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • Kristina
  • Stela
  • Hipnotizuesssi
  • muskollaridenis
  • qokuenver


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2018