Marte, 2024-04-23, 2:09 PM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 2
  • 1
  • 2
  • »
Forum » Forumi Letrar » Shkrimtarë shqiptarë » Fatos Arapi
Fatos Arapi
JunaPublikuar: 2010-06-26, 9:54 AM, Shtune| Postimi nr: 1
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline


Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori-Fil. të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi "Kurorën e artë" në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç shihet, poeti i thur ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.

Atdheu

Atdheu është dhimbje-është dhimbje
një prill i pikëlluar që s’ndrit.
Atdheu është kryqi-është kryqi
e mban dhe të mban ty në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar,
shkel si një zot dhe s’e ke ndër këmbë,
Atdheu s’ka fjalë. Ka sy të trishtuar,
vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart dhe dot nuk e ngop,
ëndërr, ankth, shpresë e sfilitur,
me sytë n’ errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është krah i hapur, është krah,
një jetë drejt tij shkon me besë që bind,
në një pikë lot mbyt lotin fatvrarë,
një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu ynë i vogli-i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi...

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 9:55 AM, Shtune| Postimi nr: 2
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
COPRIFUOCO

Hapat e patrullés godasin né trupin e metalté té natés.
Gjer né toké kérrusen e rrasen shtépité pérdhese.
Mendimet lévrijné né kokat e njerézve
dhe thérrrmohet pastaj péshpérima nga buzét e varura
rreth vatrés.
Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur.
Si njé xhandar i egér qéndron para dyerve té shtépisé.
Pyet veten: "Pérse té hapura"
dhe si pérgjigje tund kokén, helmetén.
dhe si kércénirn i metalté patrullon errésirén.
dyert rnbeten té hapura:
rnund té hyjé ndér to liria ilegale e Shqipérisé.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 9:55 AM, Shtune| Postimi nr: 3
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
ELEGJI PER BABANE

Ti nuk je mé.
As do té na shohésh,
as do té shohim,baba, mé kurré.
Ti nuk je mé..
Emrin ténd e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmoné e dhimbshme,
gjithmoné e verdhé...

Me njé kordhele
tufa kujtimesh né zemér na lidh.

Tufa kujtimesh
edhe elegjish.

Jam i trishtuar dhe mé mori malli.

Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugén e ngushté té fshatit.

Shtyva derén e varrezés sé vogél
dhe t'erdha te varri...
C'fjalé té pathéna do té mé fiasésh?
C'fjalé té reja déshiron té dégjosh?
Prej kétij varri
tani, baba, c'do té mé japésh?

Até dité té thaté janari:
pérpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtépia né zjarr e flaké

Duart e tua né pranga,
plak i ngarté?

Erdha té marr
cfaré perket prei kétij varri.

Kujtime té dhimbshme.
Vuajtje krenare.

Ti mos mé thuaj:
"Biro... iané té trishtuara".

Baba i gjoré!
Uné, pa ato,
do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar.

Dhe kur té vdes
s'dua asgjé
vec njé varr té thieshté.

Atje né bregdet,
ku népér net
bisedojné yjet me qiparisat.

Dhe fjalé té kaltra
flet e shpréndan
deti matané.
Fjalét qé i njohim,
qé i kuptojme,
uné
me babané...

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 9:56 AM, Shtune| Postimi nr: 4
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
DETI

I vogél, me pantalona té, shkurtra,
me kémbé té zbathura e njé kémishé humaije,qé e qepte veté gjyshja...
Ashtu darké pér darké dilja né breg.
Ndér gíshtérinjté e kémbés sé ftohté mé rridhte rera.

Uné prisja me oré té téra,
gjersa pérnjéherésh, tutje népér fushat e gjéra te nates
ngríheshin kope té cuditshme, té panumerta kuajsh té bardhé.
Népér hapésirat e pafundme suleshin aradhé - aradhé.

Turfullonin.
Binin me kémbé té thyera,
rrokulliseshin duke gulcuar népér té zezat humnera.

Mbi ta fiuturonin té tjere.
Jelet e hakérruara dallgé - dallgé fushén e diellit fshihnin.
Hingéllima té frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin, afroheshin drejt meje.
Gjokset e médhenj e té bardhé
kreshpéronin pérpjeté;
kémbét e para rrihnin né eré...
Syté u flakéronin.
Njé cast... dhe nén thundrat e tyre do té mé copétonin.
Kur ja me poteré
si njé gjérnim i madhérishém pérplaseshin
te kémbét e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcéza té krístalta shfrynin
pér té fundit heré.

Té tjeré
hingéllinin népér fushén e gjeré té natés.
Me gézim e friké, oré té téra uné, shihja
kuajt bardhé
té suleshin népér furtuné.
Thyenin kémbét, rrokulliseshin,
qé té vinin sa mé paré tek uné
shkelnin, fluturonin njéri mbi tjetrin...

Dhe tani, kudo qé jam,
ashtu fantastik e i madhérishém, mé ndjek pas deti...

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 9:57 AM, Shtune| Postimi nr: 5
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
CAST BUZE DETIT

Dhe vargjet erdhén me ritme té kaltra.
Ndér degé té tyre figurat e gjelbra
celin, - si gjethet népér portokalle.
Ndér degza vargjesh féshférijne figurat.

Si mbrémjes Jonit, fletézat e ullinjve.
E mbusha gojé, me eréra té Jonit,
ndiej népér dhémbé kokrrizat e jodit.
Shoh se si thyhen nìirazhet mes gurésh...
Dhe jam i téri
grimca dritash e ngjyrash.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 9:58 AM, Shtune| Postimi nr: 6
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
E Paëndërrta Ime

Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.

Vë kokën në gjoksin tënd
E tani përplasem
Te kokë e një tjetri.

Më duhet një gjysëm ëndrre.

Shigjetat e orës së dorës
Tutje i shtyjnë kalimtarët,
në ditë të rrëpirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra që shkojnë...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.

Dikush, prej zhgënjirni të egër,
mbërthen kryqe të reja.
I hedh një gjysëm leku
Dhe blej kryqin tim.

Tani që ta ngre
Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 9:58 AM, Shtune| Postimi nr: 7
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
MARGARITE MOJ

(fragmente)

- Per heronjte e Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani -

Margarité, moj.
Motra ime, rnoj.
Shoqja ime, moj.
Makina gjarpéron,
Dy llambat e ndezura né turinjté e saj,
porsi syté e ujkut natén po e presin.

Bri teje Kristaqi té shikon dhe hesht.
Ti e sheh véllané
edhe i buzéqesh.

Margarité trime.
shoqedhembshura ime.

Buzéqesh me vdekjen, moj, Margarité e zezé.

Népér natén cube
ca té shténa raílé.
Rané njéri bri tietrit.
motra me véllané.

Margarité, moj!
Me dy syté e zezé.
Ne mbledhjet e fshehta cicéroje érnbél.
E flisje pér éndérra
ti,
qé vet ishe éndérr;
e flisje pér shpres
qé vet ishe shpresé.
Shoqia ime, moj,
me dy sy si nata té médhenj. té zez
Me bukuriné toné té virgjer, te virgjer
vdekjen po ushqejmé.
Se kjo toké ka ftohté,
mardhi
e ka ngriré.

Dhe ne biem rnbi te, porsi bllaca zjarri
futerni nén dhe porsi rrénjé éndérrash,
qé té vijé pranvera, qé té vijé behari,
toka pérrnbi ne e balta té shkrijé,
éndérrat té shpérthejné, si shpérthen bari.

Dashuria joné.
me dy sy si nata cuditérisht té zez.
nga plumbat armike preré mes pér mes.
Dashuri e lindur,
dashuri e rritur
nen qiejt e thyer té varférisé shqiptare.
Dashuri tragjike
pér botén e madhe.

Margarité, moj.
Motra ime, moj.
Shoqja irne, rnoj.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 10:00 AM, Shtune| Postimi nr: 8
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Nuk Mbyllen Dot


S'kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time,-
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut,-
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve,-
Dhe s'mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 10:01 AM, Shtune| Postimi nr: 9
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Si s'të Desha pak më Shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër...".

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 10:01 AM, Shtune| Postimi nr: 10
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Gloria Victis (Lavdi Humbësve)

Sepse jemi ne humbësit e mëdhenj.
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Sepse ne, vetëm ne, dimë të gabojmë.
Ne gabojmë në miqësi, dhe humbasim.
Ne gabojmë në dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojmë në shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhë të fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojmë
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Të gjithë na kanë faj dhe askush.
Të tjerët vetëm fitojnë,
Ndërsa ne jemi populli humbës

I humbjeve të mëdha. Zemra jonë
Eshtë një mollë e artë dhimbjeje.
Nuk duam të njohim pushtetin e errët të smirës,
Dhe gabojmë, nuk e njohim
Lakminë akrep të pushtetit, dhe gabojmë.
Sepse ne-vetëm ne! Dimë të gabojmë.
Këmbët tona të zbathura janë ato gjethe vjeshte
Që bien dhe ecin në rrugë; shpirti ynë
Eshtë prej lënde të brymtë trishtimi,
Të gjithë mund ta vrasin.
Të tjerët jo, ata janë fitonjës të përjetshëm,
Ata s'humbasin kurrë, sepse
Kurrë nuk gabojnë.

Ndërsa ne gabojmë - ashtu siç dimë vetëm ne!
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Dhe i kemi kthyer krahët lavdisë fitonjëse.
Ne njohim vetëm lavdinë e popullit
Të humbjeve të mëdha. Sepse ne
- po vetëm ne!-
Jemi të vërtetë.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 10:01 AM, Shtune| Postimi nr: 11
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Alarme të Përgjakura (kënga e parë)

Mbi rrogozin prej kashte,
Ku netëve fle,
Shtrova
Dashurinë time...
Po prap, brinjët t'i vret toka, plisi,
E prap i fortë është te koka
Trungu prej lisi.

Hej, vend!
Plot diell e pa dritë!
Pagan dhe fron për perënditë!
Jetojmë nër male të lartë,
Ku qlellln me dorë mund të zëmë
Dhe prapë:
Në ç'humnera kemi rënë!

Hej, vend!
Që ngjyrat e Jonit,
Erërat e portokallit me lule
Mbyll
Në një vorbë fasule.
Dhe ndihesh
I pasur në varfërinë tënde
I lirë në robërinë tënde...

Hej, vend,
Që prej dhimbjes po më bën të çmendem.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 10:02 AM, Shtune| Postimi nr: 12
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Nje grusht dhe mbi varr

Te gjithe po hedhin nga nje grusht dhe.

Po une mbi te hedh:

dy-tri copera qielli,

dy-tri kenge labe

dhe sterkala gjoli,

kur perplaset vala neper rrenje ulliri.

Keto donte shume babai im, i gjori,

Babai im, i miri.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 10:02 AM, Shtune| Postimi nr: 13
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
28 Korrik 1451

...Kte dite si Rozafen

muroseni themelit ne keshtjelle

Dhe vetem gjirin ia lini pak jashte,

gjaku i Muzakes te rrjedhe.

Do vijne dite te tjera

aty te pine paprere.

Do te jene ato dite--Vajkal,

Albulene do te jene...

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 10:03 AM, Shtune| Postimi nr: 14
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Jeta

Jeta eshte stacion ndarjesh e takimesh.

Jemi perhere udhetare

dhe nder duar, bagazh te pandare,

nje valixhe te vogel

perpjekjesh, sulmesh, kujtimesh.

 
JunaPublikuar: 2010-06-26, 10:03 AM, Shtune| Postimi nr: 15
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Lamtumire

Lamtumire.

Marr me vete

djegie perendimesh neper muzgje te qeta,

silueta qiparisash neper sfonde te murme

ullinjsh.

Dhe blloqet e hijeve te Cikes,

qe perkunden netve

mbi kostelacione yjesh Jonit perposht.

Lamtumire.

Kudo qe shkoj

jam nje copez peizazhi nga vendi im.

 
Forum » Forumi Letrar » Shkrimtarë shqiptarë » Fatos Arapi
  • Page 1 of 2
  • 1
  • 2
  • »
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024