Premte, 2024-04-26, 0:24 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Forumi Letrar » Shkrimtarë shqiptarë » Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:19 PM, Premte| Postimi nr: 1
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:21 PM, Premte| Postimi nr: 2
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Zemra

Bëj e ri mendohem,
Të mos t'afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m'afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë...

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:21 PM, Premte| Postimi nr: 3
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Durimi

Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'herë,
Duro durimin si për-mot
E si përher.

Mendo mendimin zemërak,
Ndaj vjen të sjellë
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Në zemër fellë;

Sa pati shkrirë aq ëmbëlsi
Dyke kënduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Të pambaruar;

Dyke përflakur plot me gas,
Plot afsh të ndritur,
Një mall të math që më vjen pas,
Kujtim-zhuritur;

Vjen ku përplaset përmi dhé,
Nër ulërimë,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;

Ku mban shtrëgatën me sa mund,
Dhe kësaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu në fund,
Ah plag'e madhe;

Fund e gjehenë e ang i zi,
Jetë pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Që mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,
Me përvëlime,
Duroj durim të mbushur plot
Me zemrën t'ime.

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:22 PM, Premte| Postimi nr: 4
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetë.
Në shpirtin t'ënd ti mban
Një faj për jetë.

Një dashuri me gas,
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shumë-as pakë,
S'të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë:

Më ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrësh un'i ziu
Mi buzë varri!

E nuk më dhemb aspak
Një vdekje-e gjallë,
Ndaj qava lot me gjak,
Si në përrallë;

Ndaj hoqa rëndë-ashtu,
Gjer në greminë,
Llaftarën që më zu
Për dashurinë;

Për dashurinë-o Zot,
Që shemb një burrë,
Që s'e pat ndjerë dot
Gruaja kurrë;

Që lind e ndritur krejt,
Bukuriplotë!
Me dritën drejt-për-drejt
Nga drita jote!

Që qesh e qan e zjen,
E s'jep të qetë,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes përjetë.

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:23 PM, Premte| Postimi nr: 5
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Ç'u mbush Mali

Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë
Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,
S'janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë,
Seç na ardhë palë-palë
Duke rutulluar malë
Kush më këmb'e kush më kalë
Kush më shpejt, kush më ngadalë;
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë.

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:23 PM, Premte| Postimi nr: 6
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Lodra e Dashurisë

Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.

Shijova
çupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s'thahen dot.

Kuptova
Dashurinë
Që lot -
Kur shemb! o Zot!

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:26 PM, Premte| Postimi nr: 7
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Mitrush Kutelit

...Pa m'i prit edhe Mitrush Kutelit

...Pa m'i prit edhe këtonë,
Iskëra të zemrës s'onë.
Prit-m'i shok n'ato mërgime
Fjalëzat me regëtime,
Nga buçim'i zemrës s'ime.
Zemra ime buçim-shkretë
Zjen e bren e s'gjen të qetë,
Plaset e përplaset vetë,
Vdes përkohë-e lind përjetë.

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:27 PM, Premte| Postimi nr: 8
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Ku vemi Shpesh

Në zemër t'ënde vetëm unë,
Në zemër t'ime vetëm ti,
dhe jashtë bota fjalëtare,
Dhe jashtë syri plot zili.

Dh'ashtu filluam përngahera
Një vetësi plot ëmbëlsi,
Të mos na shohë syr'i botës,
Mos na zemrosh, moj njerëzi.

Dhe ikm' e ikmë gjith-më largë,
Dyke kërkuar pak liri,
Që me t'u ndezur flak'e ditës,
Gjer më të mugëtit të zi;

Gjer në mesnatë-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerënd' e mvrerësuar,
Ti buzëndritur në stoli.

Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkëmbenj plot llaftari;

Ku fryn një erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perëndi!

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:27 PM, Premte| Postimi nr: 9
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Kur të më jesh e Zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qepalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj! shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O, vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.

Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:

Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate, që të më bësh të prishem menc.

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:28 PM, Premte| Postimi nr: 10
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Gjarpërushja

Haj të mirremi për dore,
Nep-ma zemrën që ma more,
Gjarpërushe pikëlore

M'u vrapo q'andej matanë,
më qëndro në zemër pranë,
M'i vështro sa lot më lanë.

Të fjalonemi ngadalë,
të pushtonemi pa fjalë,
Plot me afsh e duf të valë.

Me atë vetull-vetulluar,
Me atë shtatin-gjarpëruar,
Me ato kraha-fluturuar

Vetullo,moj vetullushe!
Gjarpëro,moj gjarpërushe!
Fluturo,moj fluturushe!

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:28 PM, Premte| Postimi nr: 11
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

...Me zjarr ju flas,

 
JunaPublikuar: 2010-06-25, 3:29 PM, Premte| Postimi nr: 12
Lieutenant
Group: Administrators
Postime: 76
Reputacioni: 19
Status: Offline
Nuk dashuronim as unë as ti

Në kohën tonë pa fëmijëri,

në udhën tonë të mërguar,

nuk munda (oh), të t' bëj ty,

dhe s'ka se si ti t' më duash?

Në kohë-botën që jetojmë

një gjë të dy fort mirë e dimë:

njëri mbi tokë, tjetri mbi qiell-

s'e trashëgojmë dot Dashurinë?

Një gjë fort mirë duhet ta dijë

unë dhe ti dhe Gjithësia:

po nuk u deshëm ne të dy-

s'ka si të duhet Dashuria?

 
Forum » Forumi Letrar » Shkrimtarë shqiptarë » Lasgush Poradeci
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 34

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • qokuenver
  • muskollaridenis
  • Hipnotizuesssi
  • Stela
  • Kristina
  • jamjamune


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2024