Ejnte, 2018-11-22, 11:42 AM
Shqiperia Etnike
Main Registration Login
Welcome Guest
Postime te reja · Antaret · Rregullorja · Kerko · RSS
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Forumi Shkencor » Filozofi » Historia e Filozofisë Perëndimore
Historia e Filozofisë Perëndimore
adminPublikuar: 2010-06-25, 3:25 PM, Premte| Postimi nr: 1
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Historia e Filozofisë Perëndimore

Prezantimi i termeve "filozof" dhe "filozofi" konsiderohet meritë e mendimtarit grek Pitagora (Pythagoras). Ky përfundim bazohet në një shteg në një punim të humbur të Herakleides Pontikos, një disiplinë e Aristotelit. Konsiderohet të jetë pjesë e legjendave shumë të përhapura të Pitagoras në këtëkohë. "Filozofi" zëvendësoi fjalës "sofist" (nga sophoi), që përdorej për të përshkruar "njerëz të mençur", mësues të retorikës, të cilët ishin të rëndësishëm në Demokracinë Athinase.
Historia e filozofisë ndahet në gjashtë periudha: Filozofia antike, Filozofia mesjetare, Filozofia e Rilindjes, Filozofia Moderne e hershme dhe e vonshme dhe Filozofia Bashkëkohore.

 
adminPublikuar: 2010-06-25, 3:27 PM, Premte| Postimi nr: 2
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Filozofia antike (rreth 600 Par.K.–rreth Pas. K. 500)

Filozofia antike është filozofia e botës Greko-Romake prej shekullit të gjashtë (VI) para Krishtit [rreth 585] deri te shekulli i katërt pas Krishtit. Zakonisht ndahet në tri periudha: Filozofia Para-Sokratike, periudhat e Platonit dhe Aristotelit, dhe periudha post-Aristoteliane (ose Helenistike). Ndonjëherë i shtohet një periudhë e katërt që përfshin filozofët e krishterë dhe Neo-platonist. Më të rëndësishmit e filozofëve antikë (nga aspekti i ndikimit të vazhdueshëm) janë Platoni dhe Aristoteli[7].
Temat e filozofisë antike janë: kuptimi i shkaqeve fondamentale dhe principet e universit; duke e shpjeguar atë në një mënyrë ekonomike dhe të njëtrajtshme; problemi epistemologjik i pajtimit të dallimeve dhe ndryshimit të universit natyral, me mundësinë a arritjes së diturisë absolute dhe të sigurtë mbi të; pyetje rreth gjërave që nuk mund të perceptohen me anë të shqisave, siç janë numrat, elementet, universalet, dhe zotërat; analizimi i konstelacioneve të arsyetimit dhe argumentit; natyra e jetës së mirë dhe rëndësia e kuptimit dhe diturisë në mënyrë që të ndiqet ajo; Ekspliktimi i konceptit të drejtësisë, dhe marrëdhënieve të saj me sistemet e ndryshme politike[8].
Në këtë periudhë u themeluan karakteristikat vendimtare të metodave filozofike: një çasje kritike ndaj pikëpamjeve të themeluara, dhe apeli ndaj arsyes dhe argumentimit.

 
adminPublikuar: 2010-06-25, 3:32 PM, Premte| Postimi nr: 3
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Filozofia mesjetare (rreth 500 par.K.– rreth 1350)

Filozofia mesjetare është filozofia e Evropës perëndimore dhe Lindjes së mesme gjatë periudhës që njihet si Mesjeta, që fillon diku pas rënies së Perandorisë Romake deri te Rilindja. Filozofia Mesjetare karakterizohet pjesërisht nga rizbulimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i filozofisë klasike greke dhe Filozofisë Helenistike, dhe pjesërisht nga nevoja për çasje tek problemet teologjike dhe integrimi i doktrinës së shenjtë (në Islam, Judaizëm dhe Krishterim) me mësimet shekullare.
Disa probleme të diskutuara në këtë periudhë janë marrëdhëniet e fatii me arsyen, ekzistenca dhe uniteti i Zoti]t, objekti i teologjisë dhe Metafizikës, problemi i diturisë, i universaleve, dhe individualizmit.
Filozofët nga Mesjeta përfshijnë filozofët myslimanë Alkindus, Alfarabi, Alhazen, Avicenna, Algazel, Avempace, Abubacer dhe Averroes; filozofët hebrenjë Maimonides dhe Gersonides; dhe filozofët e krishterë Anselm, Augustine of Hippo, Boethius, Peter Abelard, Roger Bacon, Thomas Aquinas, Duns Scotus, William of Ockham dhe Jean Buridan.

 
adminPublikuar: 2010-06-25, 3:43 PM, Premte| Postimi nr: 4
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Rilindja (rreth 1350–rreth 1600)

Rilindja (apo Renesanca) ishte periudhë tranzicioni mes filozofisë teologjike të Mesjetës dhe mendimit modern, ku latinishtja filloi të humbiste rolin e saj si gjuhë standarde për bisedime filozofike. Studimi i klasikëve (sidomos Platonit dhe Neoplatonizmit) dhe arteve humane, si historia dhe letërsia shijuan popullaritet të ri. Koncepti i njeriut u bë objekti qendror i reflektimit filozofik.
Me dobësimin e strukturave teologjike te mendimit, Rilindja shfaqi interesim në filozofinë naturale, si p.sh. Nicholas of Kues, Giordano Bruno, Francis Bacon dhe Telesius. Kjo ndoshi bashkarisht me rilindjen e magjisë, mënyrave misterioze të njohjes dhe zotërimit të natyrës (si Pico dhe Marsilio Ficino për shembull [9]). Filozofia politike dhe etike u ringjall me punimet e Makiavelit dhe me utopitë e Thomas More, Tommaso Campanella dhe Francis Bacon. Brenda vet Krishterimit, këto lëvizje të reja bashkëjetuan me Reformacionet.

 
adminPublikuar: 2010-06-25, 3:44 PM, Premte| Postimi nr: 5
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Filozofia e hershme moderne (rreth 1600 – 1800)

John Locke
Filozofia moderne fillon me ringjalljen e skepticizmit dhe ngritjes së shkencës moderne fizike. Filozofia në këtë periudhë përqendrohet në marrëdhëniet mes përvojës dhe realitetit, origjinën ultimatike të diturisë, natyrën e mendjes dhe marrëdhënien e saj me trupin, përfshirjen e shkencave të reja natyrore për vullnetin e lirë dhe Zotin, dhe shfaqjen e bazave shekullare për filozofinë morale dhe politike.
Figura kanonike përfshijnë Hobbes, Descartes, Locke, Spinoza, Leibniz, Berkeley, Rousseau, Hume, dhe Kant.[10] Kronologjikisht, kjo epokë përfshinë shekujt XVII dhe XVIII, dhe konsiderohet në përgjithësi të ketë përfunduar me përpjekjen sistematike të Kantit për të pajtuar fizikën Njutoniane me temat tradicionale metafizike.[11]

 
adminPublikuar: 2010-06-25, 3:46 PM, Premte| Postimi nr: 6
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Filozofia e shekullit XIX (19)

Filozofia e mëvonshme moderne zakonisht konsiderohet të ketë filluar me filozofinë e Immanuel Kantit në fillimin e shekullit XIX.[12] Idealistët gjermanë, si Fichte, Hegel, dhe Schelling, zgjeruan punën e Kantit duke mbajtur qëndrimin se bota përbëhet nga në proces racional i ngjashëm me mendjen, dhe si e tillë është tërësisht e njohshme (që do të thotë se gjithçka rreth saj mund të dihet).[13]
Në kundërshtim të idealizmit, filozofë të tjerë, shumica duke punuar nga jashtë universitetit, filluan linja mendimi që okupuan filozofinë akademike në shekullin XX:

Frege - punimet e tij mbi logjikën dhe punimet e Sidgwick mbi etikën ofruan veglat për filozofinë analitike
Husserl themeloi shkollën e fenomenologjisë
Peirce dhe William James filluan shkollën e pragmatizmit
Kierkegaard dhe Nietzsche krijuan themelet e ekzistencializmit
Karl Marx filloi studimin e filozofisë sociale materialiste.

 
adminPublikuar: 2010-06-25, 3:48 PM, Premte| Postimi nr: 7
Major
Group: Administrators
Postime: 99
Reputacioni: 14
Status: Offline
Filozofia Bashkëkohore (rreth 1900 – sot)

Jean-Paul Sartre

Brenda shekullit të kaluar, filozofia është bërë gjithnjë e më shumë e praktikuar në universitet, dhe është bërë më e specializuar dhe ndryshe nga shkencat natyrore. Pjesa më e madhe e filozofisë së kësaj periudhe mirret me shpjegimin e marrëdhënieve mes teorive të shkencave natyrore dhe idetë e humaniteteve ose "common sense".
Në botën Anglofone, filozofia analitike u bë shkolla dominuese. Në pjesën e parë të shekullit, ajo ishe shkollë kohezive, pak a shumë identike me pozitivizmin logjik, të bashkuar me nocionin se problemet filozofike munden dhe duhet të zgjidhen duke i kushtuar vëmendje logjikës dhe gjuhës. Në pjesën e dytë të shekullit XX, filozofia analitike u nda në një llojllojshmëri pikëpamjesh filozofike, të lidhura mes veti vetëm nga linja historike të ndikimit dhe përkushtim të vetëshpallur ndaj qartësisë dhe rigorit. Nga viti 1960, filozofia analitike ka shfaqur ringjallje interesimi për historinë e filozofisë, si dhe përpjekje për të integruar punimet filozofike me rezultate shkencore, sidomos në psikologji dhe shkencë kognitive. Përveç kësaj, lëvizja e filozofisë eksperimentale ka tentuar të sjellë teknika hulumtime nga shkenca sociale në këtë fushë.
Në Evropën kontinentale nuk kishte dominim të ndonjë shkolle të veçantë filozofike. Ardhja e pozitivistëve logjikë nga Evropa qendrore gjatë viteve 1930-1940 pakësoi interesimin filozofik për shkencat natyrore, duke vërë theksin në humanitet, qe konsiderohet që figuron si pjesë e rëndësishme në atë që quhet "filozofia kontinentale". Lëvizjet e shekullit XX si fenomenologjia, Ekzistencializmi, Hermeneutika, Strukturalizmi, dhe Poststrukturalizmi përfshihen në këtë kategori të padefinuar rreptësisht.

Filozofët kryesorë të shekullit XX përfshijnë:

Bertrand Russell konsiderohet një ndër themeluesit e filozofisë analitike dhe logjikanët më të rëndësishëm të shekullit XX[14]
Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus, punimet e të cilëve në matafizikë sfiduan pikëpamjet e Niçes.
Ludwig Wittgenstein punoi kryesisht në logjikë.

 
Forum » Forumi Shkencor » Filozofi » Historia e Filozofisë Perëndimore
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Identifikohu

Naviguesi i Faqes

Postimet e fundit
  • Legjenda (1)
  • Biologjia molekulare. (0)
  • Eva Sotiri - Poezi (1)
  • Gjë e gjëza (1)
  • Historia Shqiptare (11)
  • DROGAT (1)
  • Morthi i kembeve (0)
  • Stina e nxehtë,kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja (0)
  • Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 ) (2)
  • Federiko Garsia LORKA (3)

  • Sondazh
    Cilin e mendoni si favoritin aktual për të fituar Botërorin 2010?
    Totali i përgjigjjeve: 31

    Foto Albumi

    Top Poster
  • admin
  • Juna
  • Ghost
  • Alesio
  • Kristina
  • Stela
  • Hipnotizuesssi
  • muskollaridenis
  • qokuenver


  • Kërko

    Shqiperia Etnike ne Fb
  • Shqiperia Etnike


  • News
    [2010-06-23]
    PE shtyn votimin për Shqipërinë (0)
    [2010-06-24]
    Europarlamentaret: Vizat, pse refuzuam kushtezimin (0)
    [2010-06-24]
    Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit (0)
    [2010-06-26]
    Capello: Nuk jam i çmendur, Anglia mund të fitoj KB (0)
    [2010-06-26]
    Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope (0)
    [2010-06-27]
    Google po skanon një milion libra nga bibliotekat e Romës dhe Firences (0)
    [2010-06-28]
    Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt (0)
    [2010-06-29]
    Empire Total War MULTi8-PROPHET (0)
    [2010-06-29]
    Grand Theft Auto 4 (official version) (0)
    [2010-06-30]
    Korrupsioni, zbardhen emrat e pedagogëve të arrestuar në Kamëz (0)

     
    Copyright Shqiperia Etnike © 2018